LAJMI I FUNDIT:

Barcelona është gati të bëj një ofertë të çmendur për Bruno Guimaraes

Barcelona është gati të bëj një ofertë të çmendur për Bruno Guimaraes

Sergio Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të lë një zbrazëtirë të madhe në mesfushën katalunase.

Kapiteni i gjigantit kataluans pritet të vazhdoj karrierën në një vend tjetër, derisa Barcelona tanimë ka nisur punën për ta gjetur zëvendësuesin e tij.


The Times ka raportuar se mesfushori brazilian i Newcastle United, Bruno Guimaraes është në krye të dëshirave të Barcelonës për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin.

Chelsea shton Bruno Guimaraes në listën e transferimeve
Lexo po ashtu Chelsea shton Bruno Guimaraes në listën e transferimeve

25-vjeçari ka një vit e gjysmë në Ligën Premier dhe ka qenë një lider i pakontestueshëm i Newcastle këtë edicion.

Megjithatë media angleze ka raportuar se katalunasit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 100 milionë euro për transferimin e brazilianit në Camp Nou.

Real Madridi në ndjekje të mesfushorit Bruno Guimaraes
Lexo po ashtu Real Madridi në ndjekje të mesfushorit Bruno Guimaraes

Newcastle mund të pranojë ofertën prej 100 milionë euro për shitjen e Guimaraes në mënyrë që ta rregulloj bilancin e ‘Fair Play financiar’.

Reprezentuesi brazilian këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/