LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq vazhdon të fantazojë: Kurti donte konflikt mes NATO-s dhe serbëve

Vuçiq vazhdon të fantazojë: Kurti donte konflikt mes NATO-s dhe serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar opinionit pas eskalimit të situatës në veri, ku si pasojë dhjetëra ushtarë të KFOR-it u lënduan, kurse protestuesit serbë filluan t’i gjuajnë me gurë, shishe e shok bomba.

E Vuçiq, si gjithnjë filloi fjalimin e tij me histeri të ndryshme, kinse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dashur të nxit konflikte mes serbëve të Kosovës dhe KFOR-it, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht që serbët sot u përleshën me KFOR-in pasi nuk iu bindën urdhrave për ta liruar rrugën për qarkullim, dhe iu vërsulën ushtarëve duke i godit me mjete të ndryshme të forta, Vuçiq thotë se Kurti ka “një dëshirë – nxitjen e konfliktit”.


Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta
Lexo po ashtu Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

“Edhe i verbri ka mundur të shoh që në tri ditët e fundit çfarë ishte përgatitur për sot – të gjitha i bëri Kurti”, tha presidenti serb, i cili njihej për gjuhën e tij të urrejtjes dhe vazhdimisht propagandon e shtiret si viktimë.

“Me dëshirën që të ketë konflikt mes serbëve dhe NATO, Kurti mendonte të pastroj duart dhe të thotë se nuk ka lidhje me këtë”, shtoi Vuçiq.

Në anën tjetër, ndërkombëtarët kanë dënuar rëndë sot sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it nga ana e protestuesve serbë. Për këtë ka folur edhe i pari i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë

Politikë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit

Drejtësi
Kalo në kategori