Grupi parlamentar i PDK-së, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë propozuar me amendament që në Projektligjin për pagën minimale të hiqet amendamenti numër 1, që len jashtë pagës minimale veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në lexim të dytë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, kundër këtij amendamenti ishte ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili theksoi se neni për përjashtimin e veteranëve nga paga minimale nuk duhet të hiqet.
Ndërsa, në këtë mbledhje pati përplasje edhe ndërmjet deputetëve të VV-së dhe LDK-së.
Në emër të PDK-së, anëtari i Komisionit Ferat Shala kërkoi me amendament të hiqet neni që i largon veteranët nga paga minimale.
“Amendamenti 1, neni 2 i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për veteranët e UÇK-së i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 05-L 141, propozojmë që të fshihet nga projektligji. Arsyetim, propozimi i nenit 2 i projektligjit të fshihet, është i domosdoshëm, për faktin se përjashtimi i veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga paga minimale, e cila do të përcaktohet sipas kushteve që i përcakton ky Projektligj, është jo vetëm i pa papranishëm, por edhe diskriminues. Sepse përveç tjerash pensioni i tyre është i përcaktuar me ligjin bazik”, theksoi Shala.
Ai më tej theksoi se ndërlidhja e çështjes së kategorizimit përfundimtar në listën e veteranëve me të drejtat ligjore për pagesën e pensionit ekuivalent me pagën minimale nuk ka bazë edhe asnjë arsyetim përveç që paraqet një diskriminim.
Për këtë, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se nuk është i nevojshme heqja e amendamentit numër 1 në Projektligjin për paganë minimale.
Ai tha se çështja e pensioneve për veteranët do të trajtohet me ligj të veçantë.
“Nuk mendoj se është e nevojshme. Projektligji që kemi sjellë te paragrafi specifik e jep mundësinë që qeveria me anë të vendimit të mund të përcaktojë lartësinë. Diçka që ka qenë e përcaktuar në nenin 18, mirëpo ai nen është fshirë nga ligji bazik. Neni 18 te ligji bazik që po I referoheni, ka qenë e përcaktuar që pensioni i veteranit të përcaktohet me vendim të qeverisë, por jo më pak se paga minimale. Meqenëse ai nen është fshirë në tërësi, kemi konsideruar që është e nevojshme që të jetë fleksibiliteti i qeverisë që në të ardhmen të shqyrtojë mundësinë për ndryshime. Gjithsesi nuk mendoj që është i nevojshëm të fshihet ky nen. Sepse, fillimisht s’kemi të bëjmë me shkëputje nga paga minimale, ajo gjë është bërë kur keni qenë ju në qeveri. Ka edhe deklarimeve procesverbale në kuvend. Ka deputet të PDK-së që kanë deklaruar edhe në Kuvend se me atë Projektligj të asaj kohe po bëhet edhe shkëputja nga paga minimale. Kjo ka ndodhur, dhe krejt çka po mundohemi këtu me anë të këtij projektligji është që të rrisim ose të krijojmë hapësirë ligjore për të rritë pagën minimale, e cila afekton rreth 100 mijë të punësuar në sektorin privat, të cilët aktualisht janë me pagë minimale 170 euro. Çështja e pensioneve të tjera do të trajtohet veçantë, gjë që edhe e kemi thënë se do ta bëjmë. Mirëpo nuk ka të bëjë fare me ndërlidhjen që ju po pretendoni”, theksoi Murati.
Ndërsa, për një ligj të veçantë të mundshëm për veteranët, deputeti i Shala theksoi se nuk i besojnë më ministrit Murati, pasi që sipas tij, ministri në fjalë pretendon që më lehtë ka qenë me mercenarë me çliruar vendin.
“Orvatjet për të lënë në kompetencë vullnetin tuaj, një ministër si ju, dihen deklarimet e juaja për këto kategori, nuk krijon besim te ne deputetët. Ne duhet t’ia besojmë me ligj ministrit me cikatur pagën minimale për kategoritë e luftës. Veçanërisht një ministër që ai ka pretenduar dhe pretendon që më lehtë e keni pasur me mercenarë me çliruar këtë vend. Pra, draft-ligji duhet të ndryshohet, për ndryshe nuk ka besim as njerëzor, as intelektual që ju me vendim të qeverisë do ta rregulloni këtë fushë. Aq më shumë na bënë të mos besojmë kur 13 muaj ky projektligj qëndron në sirtarë e institucioneve të shtetit dhe nuk vjen për me u trajtuar”, theksoi Shala.
Edhe AAK ka kërkesë të ngjashme për shlyerjen amendamentit numër 1 që parasheh heqjen e veteranëve nga paga minimale.
Por, deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj pati edhe një amendament tjetër për rritjen e pagës minimale në 370 euro.
“Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik të përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social. Në mungesë të një propozimi të tillë nga KES, të përcaktohet paga minimale në vlerën prej 370 euro neto për këtë vit kalendarik. Ftojmë të gjithë deputetët, pozitë dhe opozitë që të mbështesni këtë amendament në lidhje me rritjen e pagës minimale, pasi që është nevojë emergjente për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi ai.
Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga ministri Murati që të tërheqin projektligjin për pagën minimale, pasi sipas tij nuk ia vlen as me diskutuar për të.
“Ky projektligj nuk e ka vendin fare as me u diskutuar. Të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur në Kosovë, me gjithë atë inflacion, me problemet me energji, dhe pas një viti e sa në sjellin në pikën ku kemi qenë në diskutime para një viti. Më e mirë do të ishte që ju qysh sot me tërhequr këtë projektligj prej procedurave të kuvendit me marrë me seriozisht çështjet që janë më fondamentale”, theksoi Hoti.
Ndërkaq, deputeti nga radhët e VV-së, Eman Rrahmani ka kërkuar detaje nga ministri Murati për ofertën e ofruar nga qeveria dhe kërkesën e veteranëve në takimet gjatë vitit të kaluar me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së për pagat e tyre.
“E dimë që qeveria ka pasur disa takime me përfaqësues të veteranëve të UÇK-së, me aq sa di është bërë një ofertë, mirëpo nuk është marrë prej qeverisë ndonjë përgjigje qoftë të dakordimit apo refuzimit nga veteranët e luftës. A mundesh ministër me na tregua cilat kanë qenë ato propozime a korrespondojnë me këto kërkesa të cilat janë prej deputetëve, që të dimë edhe ne si deputetë të vlerësojmë në mbështetjen ose jo të amendamenteve, për shkak se unë personalisht nuk është që kam njohuri rreth asaj se çka qeveria i ka ofruar veteranëve të luftës në lidhje me këtë çështje”, tha Rrahmani.
Lidhur me këtë është përgjigjur ministri Murati, i cili tha se propozimi i Qeverisë ka qenë që të draftohet një ligj i ri për verifikimin e listave të veteranëve, ku për këtë ofertë ai tha se nuk ka pasur refuzim, por që nuk ka qenë e mirëpritur nga veteranët.
“Ne kemi pasur disa takime gjatë vitit të kaluar sa I përket kësaj teme me shoqatat e dala nga lufta. Kryesisht nëse mund ta përmbledhim, propozimi I Qeverisë, ka qenë që të draftojmë një ligj të ri në afat sa më shkurt, i cili do të bënte një verifikim të listave dhe pastaj do të kishte mundësi edhe trajtim të dinjitetshëm. Për këtë besoj se ka konsensus dhe gatishmëri nga parti tjera edhe të opozitës. Megjithatë, një ofertë e tillë nuk është refuzuar, por nuk ka qenë e mirëpritur ose nuk është pranuar me vullnet të plotë, meqenëse kërkesa e shoqatave të dala nga lufta kanë insistuar në kërkesën që fillimisht të rritet pensioni për këto kategori, e tek pastaj mund të bisedohet për një ligj të ri, i cili do të mund të bënte verifikimin”, theksoi Murati.
Anëtarja e Komisionit Duda Balje theksoi se veteranët kanë merita të mëdha dhe duhet të përfshihen në ligjin për pagën minimale.
“Nëse veteranët nuk janë pjesë e këtij ligji, ata nuk janë pjesë e asnjë pagese nën minimum. Nuk shoh problem që veteranët me qenë pjesë e këtij ligji për pagën minimale”, theksoi ajo.
Gjatë këtij diskutimi pati edhe përplasje mes deputetit Avdullah Hotit të LDK-së dhe kryetarit të Komisionit, nga radhët e VV-së Armend Muja.
Hoti: Ju nuk jeni të zot për asgjë bre.
Muja: Edhe ti ka qenë i pa zoti, qe dhjetë vjet me rritë pagën minimale, na lejo të provojmë.
Hoti: Unë kam arrit konsensus.
Muja: Ti nuk ke arrit konsensus, ti e ke shkaktuar këtë problem së bashku me Mustafën për Vitin e Ri, në vitin 2016. Kjo është arsyeja pse po ka keqkuptime”.
Komisioni në mbledhjen e sotme është duke shqyrtuar nen për nen amendamentet e propozuara nga deputetët e Kuvendit për Projektligjin e pagës minimale në lexim të dytë.
Ministri Murati gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, ka bërë përgjegjës Kuvendin për vonimin e shqyrtimit në lexim të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë