LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti zbulon se çfarë i thanë tifozët e Valencias Viniciusit që e eskaloi situatën

Ancelotti zbulon se çfarë i thanë tifozët e Valencias Viniciusit që e eskaloi situatën

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka kritikuar tifozët e Valencias për abuzim racial ndaj Vincius Junior.

Reprezentuesi brazilian ishte në qendër të një përfundimi të diskutueshëm në Estadio Mestalla, pasi ai u përjashtua në kohën shtesë në humbjen 1-0 të Los Blancos në La Liga ndaj mikpritësve të tyre që luftojnë për mbijetesë.


22-vjeçari ka raportuar më parë incidente të abuzimit racist, si për gjyqtarët e ndeshjeve ashtu edhe për La Ligan, dhe shprehu zhgënjimin e tij për mungesën e veprimeve kundër autorëve.

As 107 minuta lojë nuk e shpëtojnë Real Madridin nga humbja prej Valencias
Lexo po ashtu As 107 minuta lojë nuk e shpëtojnë Real Madridin nga humbja prej Valencias

Pamjet video në ndeshje duket se tregojnë Vincius duke u përballur me tifozët e Valencias dhe duke i dhënë mesazhin gjyqtarit të ndeshjes Ricardo de Burgos Bengoetxea.

Megjithatë, pavarësisht sasisë së madhe të provave në mbështetje të pretendimeve të tij, u ndërmorën pak veprime dhe ish-sulmuesi i Flamengos u përjashtua nga ndeshja.

Ancelotti u pyet për situatën në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes dhe italiani veteran nuk kishte asnjë dyshim në pikëpamjen e tij, duke thënë se ishte abuzimi më i keq racist që ka parë në një ndeshje futbolli.

“Ne bëjmë ankesa dhe çfarë ndodh? Asgjë”, ka deklaruar pas ndeshjes Ancelotti. “E vetmja zgjidhje është ndalimi i lojës. Kjo nuk mund të vazhdojë. Ai është lojtari që merr më shumë faulle dhe ai që merr më shumë ofendime”.

“Para dhe gjatë incidentit me kartonin e kuq, i gjithë stadiumi i bërtiste ‘majmun, majmun, majmun’”.

“Jam shumë i trishtuar. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka shtuar më tej strategu italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori