LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Dua të qëndroj te Juventusi, por ky vendim nuk më përket mua

Allegri: Dua të qëndroj te Juventusi, por ky vendim nuk më përket mua

Max Allegri këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në Juventus dhe për këtë është i bindur 100 për qind, por sipas tij këtë gjë e vendos klubi. 

Juventusi luan në udhëtimi te Empoli të hënën, ndërsa vjen pas eliminimit nga Sevilla në gjysmëfinale të Ligës së Evropës në vazhdime nga Sevilla.


“Ne duhet të mbrojmë vendin e dytë dhe ky mund të jetë një rezultat i rëndësishëm, duke parë se Juventus përfundoi i katërti në dy vitet e fundit”.

“Matematikisht, na duhen tre pikë për të garantuar një përfundim në top katërshe, pastaj për pjesën tjetër, nuk mund të bëjmë shumë për këtë”.

“Psikologjikisht, ne jemi mësuar me gjithçka tani, kemi qenë mendërisht të fortë gjatë gjithë vitit dhe duhet të vazhdojmë”.

Tri largime të sigurta, shumë pikëpyetje dhe 11 lojtarë që do të qëndrojnë – ky është plani i Juventusit për sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Tri largime të sigurta, shumë pikëpyetje dhe 11 lojtarë që do të qëndrojnë – ky është plani i Juventusit për sezonin e ardhshëm

“Unë kam folur tashmë me pronarët e klubit dhe kam shprehur mendimet e mia, por të flasësh për të ardhmen tani nuk ka kuptim, sepse do të vijnë ndeshje të rëndësishme. Unë kam një kontratë dyvjeçare dhe për sa i përket zgjedhjes sime, do të qëndroj 100 për qind. Por nuk më takon mua të vendos”.

“Unë mund të flas vetëm se cila është zgjedhja ime, nuk e di se çfarë është në mendjet e të tjerëve. Drejtorët do të bëjnë vlerësimet e tyre, ne duhet të vazhdojmë të punojmë ashtu siç kemi bërë gjithmonë”, ka thënë Allegri.

Allegri mori lëvdata nga drejtuesi i Juves, Francesco Calvo për faktin se trajneri e bëri këtë sezon të ‘duket normal’ edhe kur i humbën 15 pikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori