LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për sezonin e Real Madridit, eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe revolucionin e mundshëm në ekip

Ancelotti flet për sezonin e Real Madridit, eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe revolucionin e mundshëm në ekip

Trajneri italian, Carlo Ancelotti ka folur për sezonin e Real Madridit, eliminimin nga Liga e Kampionëve, si dhe tranzicionin e mundshëm në ekip.

Real Madridi u eliminua para disa ditësh nga Liga e Kampionëve pas një humbje turpëruese 4-0 në udhëtim te Manchester City në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Megjithatë, Ancelotti ka theksuar se edhe pse eliminimi dhemb, nuk duhet harruar se ishte gjysmëfinale dhe sezoni deri diku ishte pozitiv.


“Mund të bëhej më mirë, por ka qenë mirë. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me ligën, por kemi luftuar deri në fund në garat e tjera… dhe kemi fituar tre”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve

“Është e qartë se është një eliminim që dhemb, por nuk duhet të harrojmë se ishte gjysmëfinale”.

“Kemi qenë afër të luajmë një tjetër finale, jemi të lënduar, por ndonjëherë mund të gjesh një ekip që e bën më mirë. Ju duhet të shikoni kampionët e ardhshëm”.

Tranzicioni veteran-të rinjtë

“Pyetje e mirë! Është e vështirë për mua të përgjigjem, por po… Mendoj se tranzicioni nuk do të fillojë sezonin e ardhshëm”.

“Para se të mbërrija, kjo skuadër, e cila ka bërë gjëra të mëdha, filloi të humbasë pjesë kur Cristiano u largua më 2018. Prej aty kanë filluar të vijnë të rinj me cilësi të lartë”.

“Të gjithë lojtarët përfundojnë duke u zëvendësuar me futbollistë me cilësi të jashtëzakonshme. Pas dy vitesh Vinicius Jr është titullar i padiskutueshëm, Camavinga ka filluar të inkuadrohet, Rodrygo nga bankina”.

“Duket se “tranzicioni duhet të fillojë sezonin e ardhshëm, por tashmë ka filluar”. Të rinjtë do të kenë më shumë rëndësi në ditën kur Modric, Benzema, Nacho, Carvajal… të pushojnë së luajturi për këtë ekip”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori