LAJMI I FUNDIT:

Radev: Kur RMV do t’i shkruajë në Kushtetutë bashkatdhetarët e Goce Dellçevit, do të mund të thotë se ndërton shoqëri multietnike

Radev: Kur RMV do t’i shkruajë në Kushtetutë bashkatdhetarët e Goce Dellçevit, do të mund të thotë se ndërton shoqëri multietnike

Në një deklaratë për agjencinë BGNES, presidenti bullgar Rumen Radev thotë se “udhëheqësia e RMV-së duhet të bindë jo Bullgarinë, por bashkëqytetarët e saj, se po ndërton një shtet demokratik, në të cilin klubet bullgare nuk preken, nuk u vihet flaka dhe bullgarët në këtë vend nuk i nënshtrohen represionit sistematik, dhunës fizike dhe gjykimeve të orkestruara”.

“Udhëheqja e RMV-së do të mund të pretendojë se po ndërton shoqëri moderne multietnike, kur të gjejë forcën të shkruajë në Kushtetutën e saj bashkatdhetarët e Goce Dellçevit”, thotë presidenti bullgar.

Në lidhje me protokollin e nënshkruar mes Shkupit dhe Sofjes, ai nuk sheh asnjë përparim.


“Nuk ka asnjë përparim atje. Prandaj po flas me liderët dhe institucionet evropiane që të ketë një lëvizje sipas këtij protokolli, sepse aty janë tekstet, ka gjuhën e urrejtjes, ka median, ka hapjen e arkivave dhe kërkimin e faljes për represionin etnik ndaj bullgarëve ndër vite. Ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme, siç është ruajtja e trashëgimisë sonë kulturore”, thotë Radev.

Radev nënvizoi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit është kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe ky kusht është përfshirë edhe në kornizën negociuese të të ashtuquajturit Propozimi francez.

Sipas tij, mbjellja e urrejtjes ndaj bullgarëve është një proces që vazhdon prej dekadash.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Kalo në kategori