Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, më 17 maj paralajmëroi Bosnje e Hercegovinën se aleatët e BE-së nuk vizitojnë Rusinë.
Këto deklarata ishin një tjetër shfaqje e zhgënjimit lidhur me vizitën që presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, zhvilloi vitin e kaluar në Rusi.
“Aleatët tanë nuk shkojnë në Rusi, ky është mesazhi im”, tha Varhelyi në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën e Dodikut. “Kush dëshiron të jetë aleat i yni nuk shkon në Rusi”.
Bosnja, që më 2016 kishte aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e vitit të kaluar mori statusin e shtetit kandidat, pas shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit. Megjithatë, shteti ka pranuar një listë të gjatë të kushteve që duhet të përmbushë, e të cilat synojnë të forcojnë demokracinë në këtë shtet ballkanik.
“Ne na duhet që Bosnje e Hercegovina të jetë aleate e jona”, tha Varhelyi gjatë konferencës për media në Sarajevë, pasi mori pjesë në një forum të nivelit të lartë politik, ku u diskutua për hapat që duhet të ndërmarrë Bosnja që t’i bashkohet BE-së.
Ai shtoi se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh i fuqishëm nga Bosnja që ky shtet të paraqesë një qëndrim të përbashkët, raporton rel.
Varhelyi lavdëroi përparimin e bërë “në një kohë rekorde” për formimin e Qeverisë dhe miratimin e buxheteve, pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën tetorin e vitit të kaluar.
Ai po ashtu inkurajoi politikanët në Bosnje që të kryejnë reformat për të cilat janë pajtuar kur kanë marrë statusin e vendit kandidat.
Por, deklaratat nga Dodiku së bashku me udhëtimin e tij në Rusi, ku ai u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, vënë në pah mungesën e unitetit në politikën e jashtme të Bosnjës.
Dodik veçse është kritikuar nga blloku evropian, pasi në janar ai i ndau Putinit çmimin më të lartë që jep entiteti i Republikës Sërpska. Ky vendim nxiti reagime dhe paralajmërime se Bosnja duhet të jetë më e kujdesshme lidhur me sundimin e ligjit teksa aspiron t’i bashkohet bllokut evropian.
Dodik ka kundërshtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe po ashtu kundërshton pranimin e pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu, ai ka tentuar që të ndajë ushtrinë, policinë dhe administratën tatimore të Republikës Sërpska nga Qeveria qendrore e Bosnjës, veprime që janë në kundërshtim me Marrëveshjes e Paqes të arritur në Dejton më 1995.
Rusia dhe Serbia kanë mbështetur në heshtje veprimet e Dodikut.
Forumi politik në Sarajevë, që u mbajt më 17 maj, u kryesua nga Varhelyi dhe Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjës. Forumi u organizua nga Komisioni Evropian me synimin që të monitorojë zbatimin e rekomandimeve dhe raportimin e përparimit të Bosnjës në rrugën evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025