LAJMI I FUNDIT:

Bayerni vendos për të ardhmen e Manes dhe Cancelos, dyshja do të largohet në verë nga Munichu

Bayerni vendos për të ardhmen e Manes dhe Cancelos, dyshja do të largohet në verë nga Munichu

Bayer Munich ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e Sadio Manes dhe mbrojtësit portugez Joao Cancelo.

Sulmuesi senegalez iu bashkua bavarezëve me shumë bujë në verën e vitit të kaluar, por pa arritur të lë gjurmë të mëdha në Munich.

Për më tepër Mane shkaktoi një problem të madh kur goditi me grusht bashkëlojtarin e tij Sadio Manen.


Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka vendosur ta nxjerr në shitje Manen dhe senegalezi pritet të rikthehet në Angli, ku Liverpool dhe Chelsea kanë shprehur interesim për të.

Për ta lënë të lirë senegalezin, Bayerni synon të fitojë rreth 40 milionë euro.

Pochettino mendon transferimin e Sadio Mane te Chelsea
Lexo po ashtu Pochettino mendon transferimin e Sadio Mane te Chelsea

Ndërkohë edhe mbrojtësi portugez Joao Cancelo nuk pritet të ketë të ardhme në Munich, pasi bavarezët do ta largojnë atë.

Cancelo është i huazuar te Bayerni nga Manchester City, por gjiganti gjerman nuk pritet ta aktivizojë klauzolën për blerjen përfundimtare të tij prej 70 milionë eurove. /Telegrafi/