LAJMI I FUNDIT:

Kur zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve? Gjithçka që duhet të dini ndërsa Interi fluturon për në Stamboll

Kur zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve? Gjithçka që duhet të dini ndërsa Interi fluturon për në Stamboll

Interi mundi Milanin 3-0 në total në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe do të fluturojë për në Stamboll, ku do të përballet me Real Madridin ose Manchester Cityn më 10 qershor.

Nerazzurrët kanë arritur në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 2010 kur ata ngritën trofeun dhe fituan tripletën me Jose Mourinhon në krye.

Lojtarët e Simone Inzaghit do të luajnë në finalen e Stambollit më 10 qershor të këtij sezoni pasi mundën Milanin me rezultat të përgjithshëm 3-0. Edin Dzeko dhe Henrikh Mkhitaryan shënuan golat në ndeshjen e parë, ndërsa goditja e Lautaro Martinez ndihmoi Nerazzurrët të siguronin një fitore 1-0 në ndeshjen e dytë.


Interi do të takohet në finale me Real Madridin e Carlo Ancelottit ose Manchester Cityn e Pe Guardiolës. Gjigantët e La Ligës dhe Ligës Premier do të përballen në Etihad Stadium të mërkurën pas barazimit 1-1 në Spanjë javën e kaluar.

Finalja do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll, me fillimin në orën 21:00.

Nerazzurrët kanë arritur në finalen e Ligës së Kampionëve – dikur Kupa Evropiane – pesë herë, duke fituar tre dhe duke humbur dy herë. Ata e ngritën trofeun në dy sezone radhazi, në 1963-64 kundër Real Madridit dhe 1964-65 kundër Benficas, duke humbur finalet në 1967 kundër Celtic Glasgow dhe në 1972 kundër Ajax.

Simone Inzaghi është trajneri i dytë italian në krye të Interit që kualifikohet në finale pas Giovanni Invernizzi në 1972. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Ndërkombëtare
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Kalo në kategori