LAJMI I FUNDIT:

Të dielën në Kosovë fillon ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar

Të dielën në Kosovë fillon ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar

Nga data 21 maj deri më 2 qershor Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit.

“Defender Europe ‘23” do të validojë kapacitetet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Gjithashtu, në këtë ushtrim do të tregohet shkalla e ndërveprimit ushtarak të FSK-së, përballë forcave të shteteve partnere.

Në këtë mënyrë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të tregojë edhe njëherë se është e gatshme të kontribuojë në çdo mision të NATO-s.

Ceremonia e hapjes së këtij ushtrimi të madh do të bëhet të dielën e 21 majit me fillim nga 11:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Pjesë e ceremonisë hapëse do të jenë liderët shtetërorë të Kosovës, si dhe personalitete nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera partnere. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori