LAJMI I FUNDIT:

Joan Laporta thyen heshtjen dhe tregon nëse do ta transferojnë Bernardo Silvën

Joan Laporta thyen heshtjen dhe tregon nëse do ta transferojnë Bernardo Silvën

Bernardo Silva ka dy vite që lidhet me një kalim te Barcelona, por transferimi i portugezit në Camp Nou ende nuk është finalizuar.

Mesfushori ofensivë i Manchester Cityt vazhdon të mbetet një objektiv i katalunasve, por problemet financiare nuk po e lejojnë Barçën të transferojë atë.


Ka qenë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta që ka folur për interesimin e Silvas, duke thënë se ai është një top lojtarë dhe do ta donin në Camp Nou.

Laporta gjithashtu ka konfirmuar se Bernardo Silva në vitin 2015 ishte shumë pranë kalimit te Barcelona.

“Bernardo Silva? Do të shohim se si do të reagojë La Liga ndaj planit tonë të qëndrueshmërisë. Në vitin 2015, Bernardo te Barça ishte pothuajse një punë e përfunduar… Unë isha në Portugali me agjentin e tij”.

Bernardo Silva zbulon emrat e dy ‘bishave’ të Man Cityt
Lexo po ashtu Bernardo Silva zbulon emrat e dy ‘bishave’ të Man Cityt

“Ai është një top, top lojtar, por ai është lojtar i Manchester City. Tani nuk kam se çfarë të them më shumë”, ka deklaruar Laporta.

Vet reprezentuesi portugez ka shprehur hapur dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës, por mbetet të shihet nëse në verë katalunasit do t’ia dalin të nënshkruajnë me të. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori