Një ekspozitë e gjerë në Qendrën e Arteve “Cantor” në Universitetin e Stanfordit, prezanton veprat që frymëzuan imagjinatën, në një kohë të trazirave të mëdha. E emëruar sipas një rreshti të theksuar nga profesori i biologjisë në Stanford, Laurence Bass-Becking – për të përshkruar fotografinë e mikut Edward Weston – Realiteti i shtyri të ëndërrojnë – ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 korrik. Fotografitë e përzgjedhura nga ditorja Guardian, Telegrafi i sjell si më poshtë.
Marion Post Wolcott (1910-1990): Njëra nga anëtaret e familjes Wilkins, duke bërë biskota për darkë në Ditë e Zhvoshkjes së Misrit, në shtëpinë e zonjës Fred Wilkins pranë Tajlahos, qarku Grenvil, Karolina e Veriut, 1939.
Peter Stackpole (1913-1997): Stackpole ishte një nga fotografët e parë të stafit të Life-it dhe qëndroi me këtë botimin deri në vitin 1960. Ky imazh i një nëne dhe një vajze është realizuar në vitin 1934.
Wright Morris (1910-1998): Morris u pa si pionier i “foto-teksteve” në vitet 1940, të cilat i bashkonin imazhet me shkrimet e tij. U fokusua më pak te njerëzit dhe më shumë te objektet. Ky imazh është i depos Gano të drithit, në Kansasin perëndimor (1940).
Peter Stackpole (1913-1997): Në vitin 1935, 25 nga fotografitë e urave u shfaqën në Muzeun e Artit të San Franciskos. Ky imazh titullohet Vështrimi i përgjithshëm i qytetit (1935).
Berenice Abbott (1898-1991): Abbott nisi një seri fotografish, me bazë në qytetin e Nju Jorkut, dhe përfshiu këtë fotografi të dyqanit antik Sumner Healy (1936). Pronari i dyqanit vdiq jo shumë kohë pasi u shkrep fotografia dhe u mbyll dy vjet më vonë
Dorothea Lange (1895-1965): Lange gjithashtu u punësua nga FSA-ja [Farm Security Administration] për të bërë fotografi gjatë Krizës së Madhe Ekonomike. U takua me Florence Owens Thompsonin dhe fëmijët e saj. “E pashë dhe iu afrova nënës së uritur dhe të dëshpëruar, si të tërhiqesha nga një magnet. Nuk e mbaj mend se si ia shpjegova praninë time apo kamerën time, por mbaj mend se ajo nuk ma shtroi asnjë pyetje”. Ky imazh quhet Nëna migrante dhe është bërë në Kaliforni në vitin 1936
Paul Strand (1890-1976): Strand u pa si një nga pionierët e hershëm të fotografisë moderniste amerikane dhe nisi kooperativën e ndërgjegjes shoqërore, Liga e Fotos, në Nju-Jork më 1936. Ky imazh quhet Kali i bardhë në Ranços de Taos në Nju-Meksiko (1932).
Robert Disraeli (Amerikan i lindur në Gjermani, 1905-1988): Disraeli emigroi në ShBA në vitin 1913 dhe në moshën 20-vjeçare ishte pjesë e një agjencie lajmesh. Më pas u bë më i njohur si fotograf dokumentar. Ky imazh njihet si E diela – pas kishës (1933).
Berenice Abbott (American, 1898-1991) Një tjetër nga fotot mbresëlënëse të Abbottit, për Nju-Jorkun, shfaq një rrugë të Bruklinit për të treguar lëvizjen e zonës drejt modernitetit. Njihet si Magazina, uji dhe Rruga “Dok” (1936).
Marion Post Wolcott (1910-1990): Wolcott ishte një tjetër fotografe e FSA-së që dokumentoi pabarazinë e pasurisë dhe marrëdhëniet racore të kohës. “Si e fotografe dokumentare e FSA-së, isha e përkushtuar për t’i ndryshuar qëndrimet e njerëzve, duke e njohur Amerikën përmes gjendjes së të varfërve, veçanërisht në Amerikën rurale”, tha ajo. Ky imazh njihet si Nata e dëborës (1940). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje