LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Qeveria e BDI-së dhe Kovaçevskit hesht ndaj punësimit të maqedonasve të cilët deklarohen si shqiptarë

Lëvizja Besa: Qeveria e BDI-së dhe Kovaçevskit hesht ndaj punësimit të maqedonasve të cilët deklarohen si shqiptarë

Partia opozitare Lëvizja Besa, ka reaguar në lidhje me rastin e fundit në Kumanovë, ku qytetarët maqedonas janë deklaruar si shqiptarë, vetëm për të zënë vende pune.

Nga Lëvizja Besa thonë se heshtja totale e Qeverisë së BDI-së dhe Kovaçeskit “Kumanovar”, tregon se kjo dukuri e kundërligjshme tashmë po bëhet standard i punësimit në Administratën Publike në Maqedoninë e Veriut.

“Ironike në këtë rast është fakti se mediat online që kur doli konkursi bënë apel të konkurrojnë shqiptarët ngaqë vendet për punësim në administratën komunale të Komunës së Kumanovës janë të rezervuar për shqiptarë. Tashmë kur dolën emrat ku Margica Boshkovska, Igor Trajkovskin, Dejan Dimitrievski, Robert Nikollovski, Ivana Bogdanovskën, janë deklaruar rrejshëm për t’iu zënë vendin shqiptarëve, po njëjtë siç kanë vepruar edhe në ministritë ku udhëheqin shqiptarët më herët, BDI dhe kujdestari i saj në Qeveri Artan Grubi, po heshtin ndaj këtij fakti”.


“Deklarimi i rrejshëm i identitetit është vepër penale ku dënimi sipas Kodit Penal shkon deri në tre vjet me burgim efektiv dhe po vepër e dënueshme dhe për funksionarët që kanë toleruar një gjë të tillë sipas Ligjeve Administrative. Për Lëvizjen Besa është e papranueshme zënia e vendit të punës në mënyrë antiligjore që u takon shqiptarëve nga ana e maqedonasve”, thonë nga Lëvizja Besa.

Vazhdojnë punësimet me identitet të rrejshëm etnik, në Kumanovë 8 maqedonas punësohen si shqiptarë
Lexo po ashtu Vazhdojnë punësimet me identitet të rrejshëm etnik, në Kumanovë 8 maqedonas punësohen si shqiptarë

Më tej shtojnë se për ta do të ishte e mirëseardhur dhe do të përkrah çdo padi të mundshme nga ana e qytetarëve shqiptarë dhe çdo iniciativë për proces administrativ që mund të bëhet në organin adminsitrativ, Gjykatën Administrative deri dhe tek Gjykata Kushtetuese duke mos përjashtuar Gjykatën e Strasburgut për marrëdhëniet e punës.

“Rasti i deklarimeve të maqedonasve si shqiptarë flet qartë për humbjen e ndjeshmërisë së BDI-së dhe satelitit të saj ASH-së ndaj një të drejte legjitime dhe kushtetuese të shqiptarëve për t’u punësuar në Administratën Publike. Aq më shumë kur BDI thirret në stilin e saj mashtrues në Marrëveshjen e Ohrit që segment kryesor ka punësimin e shqiptarëve, rri në pushtet mbi 20 vite duke keqpërdorur skajshmërisht votën dhe besimit që shqiptarët i dhanë këtij subjekti”.

“Fatkeqësisht mbi dy dekada nga Marrëveshja e Ohrit, BDI në shumë institucione si Enti Shtetëror i Statistikave, e shumë drejtori të tjera, nuk ka lëvizur nga 0 përqind punësimet për shqiptarët. Si rezultat i politikës së mashtrimit të BDI-së, degjenerimit dhe rrënimit të vlerave tona njerëzore si shqiptarë, të rinjtë tanë nuk po e shohin perspektivën e shkollimit dhe punësimit në Maqedoninë e Veriut por me të madhe po ikin për në Gjermani dhe vendet tjera të Evropës Perëndimore”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake

Siguri
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën

Lajme
Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

Siguri
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së

Lajme
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së

Lajme
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Kalo në kategori