LAJMI I FUNDIT:

Kush ka gjasa më shumë të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve?

Kush ka gjasa më shumë të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve?

Pas përfundimit të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, tashmë shihen pjesëmarrësit e finales së madhe, e cila është planifikuar të zhvillohet më 10 qershor në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit.

Pas ndeshjes së parë, Interi arriti një avantazh të madh në ndeshjen jashtë fushe kundër rivalit të madh të qytetit Milan me gola epërsi.

Ndaj Interi tashmë ka kaluar me një këmbë në finalen e madhe të Stambollit dhe duhet ta mbrojë këtë avantazh në ndeshjen e kthimit, pra në ndeshjen e dytë.


Në ndeshjen e dytë, që shumë e quajtën finale para finales, Real Madrid dhe Manchester City barazuan 1-1, kështu që gjithçka është e hapur para ndeshjes së dytë.

Megjithatë, kompanitë e basteve e “dinë” se kush do të jetë në finale. Nëse u besohet atyre, Interi dhe Manchester City do të përballen në Stamboll më 10 qershor.

Koeficienti që Interi të arrijë në finale është 1.04, ndërsa Milani 13.00.

Man City do të fitojë shifra marramendëse parash nëse bënë histori duke fituar tripletën
Lexo po ashtu Man City do të fitojë shifra marramendëse parash nëse bënë histori duke fituar tripletën

Nga ana tjetër, edhe pse City nuk ka avantazh në gola, koeficienti i kalimit në fazën tjetër është 1.25. Skuadra e Pep Guardiolas është favorit absolut për të fituar titullin e kampionit të Evropës.

Për kalimin e Real Madridit në finale është koeficienti 3.50 deri në 3.80. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi skuadrën e tij më të mirë me gjashtë lojtarë

Modric shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi skuadrën e tij më të mirë me gjashtë lojtarë

Ndërkombëtare
Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit zhvillon takim me Ancelottin

Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit zhvillon takim me Ancelottin

La Liga
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr

Ligat tjera
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR

Premier League
Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Raphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori