LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja pse nëna e tij mungoi në dasmë, Luizi deklarohet: Kam shkuar menjëherë në Shkodër sepse kam pasur nënën sëmurë

Zbulohet arsyeja pse nëna e tij mungoi në dasmë, Luizi deklarohet: Kam shkuar menjëherë në Shkodër sepse kam pasur nënën sëmurë

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve.

Ai u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe që pas përfundimit të kësaj aventure, ai ka qenë vazhdimisht në fokusin e fansave.

Së fundmi, këngëtari shkodran në një intervistë të shkurtër të dhënë në pas-ndejën e BBVA të dielën, zbuloi se çfarë kishte bërë pas dasmës.


Luiz Ejlli, fitues i Big Brother VIP Albania (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

“Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari shkodran, duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.

Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ajo nuk ishte prezente atë natë në dasmën e cila u mbajt në natën finale, ku Luizi dhe Kiara u kurorëzuan në Bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj, në një ceremoni të transmetuar direkt në televizion.

Luizi është fitues i garës së madhe e cila kishte shpërblimin prej 100 mijë eurosh, gjersa me nga 10 mijë u shpërblyen edhe tre finalistët e tjerë: Kristi Aliaj (Dragot), Deamishel Hoxha dhe Efi Dhedhes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?

Magazina
“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

“Jemi krenarë me ty” - familja Jashari mesazh mbështetës për Gjestin në Big Brother

Magazina
Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse

Dalin për herë të parë pamjet se si dukej Arbana Osmani nuse

Magazina
“Na ke bërë krenarë, të presim me fitore” - Gjesti preket pas mesazhit që mori nga babai

“Na ke bërë krenarë, të presim me fitore” - Gjesti preket pas mesazhit që mori nga babai

Magazina
Xheneta Fetahu bën tatuazh shqiponjën në qafë: E vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time

Xheneta Fetahu bën tatuazh shqiponjën në qafë: E vulosa përjetë në lëkurë krenarinë time

Magazina
Kalo në kategori