LAJMI I FUNDIT:

Noizy e fton Luizin të performojnë së bashku “JM2”, thotë se fituesi i BBVA ka merita për suksesin e hitit

Noizy e fton Luizin të performojnë së bashku “JM2”, thotë se fituesi i BBVA ka merita për suksesin e hitit

Fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka mbajtur koncertin e parë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai këndoi në një nga diskotekat më të mëdha të Tiranës, ku i ftuar për të argëtuar publikun ishte edhe reperi Noizy.


Ky i fundit tregoi në skenë se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me Luizin, i cili është shquar si senzacioni i muajve të fundit në rrjetet sociale.

Në momentin që reperi filloi të interpretonte para publikut hitin “Jena mbretër 2”, i njëjti potencoi se Luizi ishte një meritor për suksesin e saj, me këndimin e vazhdueshëm që ia ka bërë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Dua të këndoj edhe një këngë tjetër dhe këtë këngë dua ta këndojnë të gjitha çapaçulat me mua. Arsyeja pse është se disa etiketime që janë bërë në Instagram nga Luizi janë bërë super trend”, tha Noizy mes të tjerave.

Luizi mban koncertin e parë pas fitores, paralajmëron bashkëpunim me Noizyn
Lexo po ashtu Luizi mban koncertin e parë pas fitores, paralajmëron bashkëpunim me Noizyn

Në atë moment, këngëtari shkodran iu bashkëngjit në skenë ku duartrokitjet dhe të bërtiturat e mëdha nga audienca nuk munguan.

Luizi fitoi të shtunën edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, pas 136 ditësh qëndrimi i izoluar në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori