LAJMI I FUNDIT:

Juventusi kontakton përfaqësuesit e Greenwood për një transferim në Torino

Juventusi kontakton përfaqësuesit e Greenwood për një transferim në Torino

Juventusi raportohet se ka kontaktuar me përfaqësuesit e Mason Greenwood për një lëvizje të mundshme këtë verë që mund të ringjallë karrierën e sulmuesit të Manchester United.

Lojtari 21 vjeçar nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese që nga janari 2022 kur u akuzua për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe sulm seksual.


Të gjitha këto akuza u hoqën më pas nga policia në shkurt të këtij viti me prokurorinë e angleze që zbuloi “tërheqja e dëshmitarëve kryesorë dhe materialet e reja që dolën në dritë” do të thoshte se një dënim “nuk ishte më realist”.

Zbulohet klubi i ri potencial i Mason Greenwood, derisa te United ia synojnë numrin e fanellës
Lexo po ashtu Zbulohet klubi i ri potencial i Mason Greenwood, derisa te United ia synojnë numrin e fanellës

United, i cili e pezulloi menjëherë Greenwood pas akuzave, është ende duke kryer hetimin e tyre të brendshëm për lojtarin.

Megjithatë, pritet që anglezi të mos paraqitet më për klubin, me The Sun që tani raporton se Juventusi është në mesin e një numri klubesh evropiane që kërkojnë transferimin e tij.

Gjigantët italianë me sa duket mendojnë se prania e ish-yllit të United, Paul Pogba mund të ndihmojë Greenwoodin të ambinetohet në Torino.

Pretendohet se skuadrat e tjera të Serie A si, Milan dhe Roma, kanë shprehur po ashtu interesim, si dhe klube në Turqi.

Greenwood ka qenë duke u stërvitur larg bazës së United në Carrington në javët e fundit, megjithëse ka ende dy vjet të mbetura një kontratë me vlerë rreth 80,000 euro në javë në Old Trafford. /Telegrafi/