LAJMI I FUNDIT:

Kadyrov thotë se trupat e tij po bëhen gati për të shkuar në Bakhmut

Kadyrov thotë se trupat e tij po bëhen gati për të shkuar në Bakhmut

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e ka konfirmuar se ushtarët e tij po bëhen gati për të shkuar në Bakhmut për të zëvendësuar në luftime grupin Wagner.

“Ne jemi gati ta marrim Bakhmutin dhe do ta marrim territorin tjetër me kënaqësi. Nuk ka vështirësi për ne”, ka thënë Kadyrov në një video, e cila është shpërndarë gjithashtu në Twitter nga këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko, transmeton Telegrafi.


“Ministria e Mbrojtjes {ruse} dhe unë tashmë kemi filluar të zhvillojmë strategjinë tonë. Ne do ta zgjidhim këtë çështje në një të ardhme të afërt. Kam takim tani. Sot njësia Akhmat-1 , dy batalione dhe një regjiment do të shkojnë në zonën e Operacionit Special Ushtarak”, tha lideri çeçen.

Prigozhin në bisedime me Kadyrovin për t’ia dorëzuar trupave çeçene pozicionet në Bakhmut
Lexo po ashtu Prigozhin në bisedime me Kadyrovin për t’ia dorëzuar trupave çeçene pozicionet në Bakhmut

Reagimi vjen, pasi kreu i grupit mercenar Wagner, Yvgeny Prigozhin, ka paralajmëruar së fundmi se do të tërheqë trupat nga Bakhmuti më 10 maj, për shkak se Rusia nuk po i furnizon me municione.

Prigozhin ka deklaruar se ka biseduar me Kadyrovin për t’ia dorëzuar pozicionet në Bakhmut trupave çeçene. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori