LAJMI I FUNDIT:

Prigozhin në bisedime me Kadyrovin për t’ia dorëzuar trupave çeçene pozicionet në Bakhmut

Prigozhin në bisedime me Kadyrovin për t’ia dorëzuar trupave çeçene pozicionet në Bakhmut

Shefi i grupit mercenar Wagner, Yvgeny Prigozhin ka kontaktuar përfaqësuesit e liderit çeçen Ramzan Kadyrov për t’ia dorëzuar pozicionet në Bakhmut, duke filluar nga 10 maji, njoftoi shërbimi për shtyp i Prigozhin.

“Tash veçse jam në kontakt me përfaqësuesit e tij për të nisur menjëherë transferimin e pozicioneve, në mënyrë që në mesnatën e 10 majit, pikërisht në momentin kur sipas llogaritjeve tona do të na harxhohen furnizimet luftarake, shokët tanë do të zënë vendin tonë dhe të vazhdojnë sulmin ndaj Bakhmutit”, sipas deklaratës së shërbimit për shtyp që besohet të jetë thënë nga Prigozhin, transmeton Telegrafi.


Prigozhin paralajmëron Putinin: Nëse nuk na jepni municione deri më 10 maj, Wagner do të largohet nga Bakhmuti
Lexo po ashtu Prigozhin paralajmëron Putinin: Nëse nuk na jepni municione deri më 10 maj, Wagner do të largohet nga Bakhmuti

Sipas tij, forcat speciale të Akhmatit (çeçene) “do ta uzurpojnë me patjetër” Bakhmutin.

Ramzan Kadyrov kishte thënë më parë se luftëtarët e Akhamtit do të mund të zëvendësojnë trupat e Wagner në Bakhmut. Ai shtoi se ushtria nuk do të largohej nga “pozicionet e saj të fortifikuara mirë” mes raporteve për një kundërofensivë të ardhshme ukrainase, të cilën ai e quajti “propagandë të lirë”.

Vjen reagimi i Kadyrovit, pasi kreu i grupit Wagner kërcënoi me tërheqjen e trupave nga Bakhmuti
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Kadyrovit, pasi kreu i grupit Wagner kërcënoi me tërheqjen e trupave nga Bakhmuti

Të enjten dhe të premten, Prigozhin ka publikuar një sërë videosh duke njoftuar se do të tërheqë trupat Wagnger nga Bakhmuti nga 10 maji, vetëm nëse ministria ruse e Mbrojtjes fillon t’i furnizojë ata me municione.

Sipas Prigozhin, deri më 1 maj, grupi Wagner kishte marrë vetëm 10 për qind të municioneve të nevojshme.

Vlen të theksohet, se grupi mercenar rus ka luajtur një rol kyç në luftimet në Bakhmut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori