LAJMI I FUNDIT:

Interi nëpërkëmb Veronan në triumfin që e mban në top katërshe

Interi nëpërkëmb Veronan në triumfin që e mban në top katërshe
(Foto: Twitter/Inter)

Interi është treguar bindës në udhëtim te Hellas Verona (6-0) për të ruajtur pozitën e katërt në renditjen tabelare.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 31-të me një autogol të Adolfo Gaich. Nuk vonoi shumë dhe Hakan Calhanoglu e dyfishoi epërsinë (36’) i asistuar nga Marcelo Brozovic.


Një minutë më pas (37’), Edin Dzeko e shënoi edhe golin e tretë falë asistimit nga Lautaro Martinez duke dërguar skuadrën e tij me epërsi të lartë në pushim.

(Foto: Twitter/Inter)

Edhe në gjysmën e dytë, Nerazzurrët vazhduan të luanin më mirë duke e gjetur rrjetën në minutën e 55-të me golin e Lautaros.

Dzeko shënoi edhe golin e dytë personal në këtë takim (61’), falë asistimit nga Francesco Acerbi. Golin e dytë personal e realizoi edhe Lautaro (90’+2) për ta vendosur rezultatin përfundimtar 6-0.

(Foto: Getty Images)

Falë kësaj fitoreje, Interi është ngritur në kuotën e 60 pikëve, ndërsa gara për top katërshe vazhdon të jetë shumë e ngushtë me disa skuadra të përfshira.

Hellas Verona mbetet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita e futbollit italian dhe do të përpiqet në ndeshjet e mbetura që të largohet nga kjo pjesë e tabelës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori