LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet motivi i mundshëm i adoleshentit që vrau tetë nxënës dhe plagosi disa të tjerë në një shkollë fillore në Beograd

Zbulohet motivi i mundshëm i adoleshentit që vrau tetë nxënës dhe plagosi disa të tjerë në një shkollë fillore në Beograd

Nxënësi Kosta K. (14) ka hyrë sot në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit dhe ka vrarë tetë persona, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Sipas disa informacioneve, ai vrau të paktën tetë persona.


Siç shihet në të dhënat e shkollës, Kosta K. mori pjesë në shumë gara shkollore.

Ai madje mori pjesë disa herë në garat e matematikës dhe mori vlerësime ndërsa vitin e kaluar ai fitoi edhe vendin e tretë në garën komunale në lëndën e historisë.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e gjitha që ndodhi sot supozohet se ka nisur pikërisht për inatin e tij ndaj mësuesit të historisë, në klasën e së cilës ka hyrë mëngjesin e sotëm dhe ka nisur të qëllojë.

Vrau tetë nxënës, një roje sigurie dhe plagosi disa të tjerë – detaje të reja nga të shtënat me armë nga një adoleshent në një shkollë në Beograd
Lexo po ashtu Vrau tetë nxënës, një roje sigurie dhe plagosi disa të tjerë – detaje të reja nga të shtënat me armë nga një adoleshent në një shkollë në Beograd

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës tetë, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë rastësisht. Dyshohet se shumica e të vdekurve ishin në klasën ku mbahej mësimi i historisë.

Siç kanë deklaruar nxënësit për Index.hr, sulmuesi vitin e kaluar ishte në klasën e gjashtë dhe ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij.

Në klasën e shtatë, ai u transferua në një klasë tjetër, ku ishte gjithashtu viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori