LAJMI I FUNDIT:

Xavi bën parashikimin, tregon cila skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Xavi bën parashikimin, tregon cila skuadër e fiton Ligën e Kampionëve

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka bërë një parashikim të guximshëm se kush mendon se do ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Xavi ishte në humor të lehtë, përpara ndeshjes së tyre në mesjavë në La Liga me Osasuna, teksa katalanasit shkojnë drejt titullit të parë të ligës që nga viti 2019.

Udhëtimi i Osasunas në Camp Nou vjen vetëm disa ditë përpara ndeshjes së tyre finale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit dhe Xavi la të kuptohej se do të mbështeste ekipin e Jagoba Arrasate në finale.


Ish-mesfushori u pyet edhe për gjysmëfinalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve, me Real Madridin që do të përballet me mentorin e tij të vjetër Pep Guardiola dhe Manchester Cityn.

City është në rrugën e duhur për tre trofe të mëdha këtë sezon, që nuk është parë në futbollin anglez që nga suksesi ikonik i Manchester United në vitin 1999, dhe Xavi mendon se historia po i bën thirrje atyre.

“Për mua, është e drejtë (që City të fitojë tripletën). Ata janë skuadra më e mirë në botë, me trajnerin më të mirë. Për ne, City është një pasqyrë”, ka thënë Xavi.

City shkon në Madrid për ndeshjen e parë më 9 maj përpara se të mirëpresë kampionët në fuqi të Evropës në Mançester tetë ditë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kalo në kategori