LAJMI I FUNDIT:

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë Shqipërinë përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cila më të fokusuara do të jenë në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.


Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 1 deri 18 gradë Celcius, në zona e ulëta 3 deri 23 gradë Celcius, në zona bregdetare 7 deri 24 gradë Celcius. /Telegrafi/