LAJMI I FUNDIT:

Polonia, Çekia dhe Sllovakia nuk duan që lufta të përfundojë me kompromis

Polonia, Çekia dhe Sllovakia nuk duan që lufta të përfundojë me kompromis
epa10543351 Ukrainian soldiers from an anti-aircraft unit are seen in position, at an undisclosed location near the frontline city of Bakhmut, eastern Ukraine, 25 March 2023 The frontline city of Bakhmut, a key target for Russian forces, has seen heavy fighting for months. Russian troops on 24 February 2022, entered Ukrainian territory, starting a conflict that provoked destruction and a humanitarian crisis. EPA-EFE/ROMAN CHOP

Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia nuk pranojnë që lufta në Ukrainë të përfundojë me një kompromis.

Lideri i partisë polake në pushtet Pravo i Pravda, Jaroslav Kaczynski, paralajmëroi sot në Varshavë se ka përpjekje që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes një kompromisi, pa rivendosur integritetin territorial të shtetit ukrainas, të gjë e kundërshton absolutisht Polonia.


“Ka indikacione se lufta në Ukrainë mund të përfundojë me një lloj kompromisi dhe jo një zgjidhje përfundimtare. Dhe kjo për fat të keq do të thotë se së shpejti mund të shfaqen rreziqe të reja. Ne nuk duam një zgjidhje të tillë. Ne e mbështesim plotësisht Ukrainën në kërkesën e saj për të çliruar të gjithë territorin. Por, kjo nuk varet gjithçka nga ne”, tha Kaczynski.

Gjithashtu kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, Petr Fiala i Republikës Çeke dhe Eduard Heger i Sllovakisë paralajmëruan aleatët se lufta mund të përfundojë vetëm duke përmbushur kushtet e vendosura nga Kievi.

“Me pak fjalë, paqja mund të vijë vetëm me kushtet e Ukrainës. Një konflikt i ngrirë është mjeti i preferuar i Rusisë për të blerë kohë – duke pretenduar se i jep fund një lufte që ajo vetë e ka shkaktuar”, deklaruan përmes një deklarate të përbashkët tre kryeministrat.

Morawiecki, Heger dhe Fiala janë të bindur se Rusia ka vendosur prej kohësh të jetë në luftë me Perëndimin, edhe pse këtë nuk e duan Perëndimi dhe Ukraina.

“Nëse fiton Rusia dhe humb Ukraina, synimi i radhës i rusëve do të jetë Evropa Qendrore”, shkruan kryeministrat.

Ata u bënë thirrje aleatëve perëndimorë që të mos ulin vendosmërinë e tyre me të cilën e kanë ndihmuar Ukrainën deri më tani dhe se Kievit zyrtar duhet t’i jepen të gjitha armët dhe paratë që i duhen për të mposhtur shtetin rus.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori