LAJMI I FUNDIT:

Pjesa e tregut të Tesla-s në Kaliforni bie pavarësisht uljeve të mëdha të çmimeve

Pjesa e tregut të Tesla-s në Kaliforni bie pavarësisht uljeve të mëdha të çmimeve

Pjesa e tregut të Tesla në tregun e saj kyç të Kalifornisë ka rënë për tremujorin e parë të vitit, pavarësisht uljeve të mëdha të çmimeve teksa rivalët e saj janë ngritur, treguan të dhënat e publikuara të premten.

Tesla kontrolloi 59.6 për qind të tregut të baterive elektrike në Kaliforni nga muaji janar deri më mars, një rënie kjo prej 72.7 për qind nga viti 2022, dhe përqindja më e ultë që nga viti 2017, sipas kalkulimeve të Reuters duke u bazuar në të dhënat nga Komisioni i Kalifornisë për Energji.

Rivalët e saj sikuse Volkswagen, General Motors, Chevrolet dhe Kia ngritën pjesën e tyre të tregut në Kaliforni përgjatë kësaj periudhe, edhe pse në fakt secila prej tyre mbetet në numra 1 shifror, teansmeton Telegrafi.


Shitjet e Tesla në Kaliforni përbënin 16 për qind të dërgesave globale të prodhuesit të veturave vitin e kaluar, sipas llogaritjes së Reuters. Kalifornia është shteti më i madh amerikan për veturat me emetim zero.

Dëshira e madhe për blerjen e Twitter nga drejtori ekzekutiv i Tesla Elon Musk dhe përafrimi me republikanët ka ngjallur shqetësime për markën e Tesla-s, veçanërisht në shtetet liberale si Kalifornia. /Telegrafi/