LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Hiqet pezullimi i Lukakut nga presidenti i FIGC, Gravina – ai mund të luajë ndaj Juventusit

Zyrtare: Hiqet pezullimi i Lukakut nga presidenti i FIGC, Gravina – ai mund të luajë ndaj Juventusit

Pezullimi i Romelu Lukakut është anuluar në rrethana të jashtëzakonshme nga presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, pasi u përjashtua me karton të kuq në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Belgu u përjashtua në Allianz Stadium pasi shënoi një penallti, përpara se të merrte një karton i verdhë për festimin që u konsiderua nga gjyqtari si një ‘mënyrë provokuese’.


Lukaku ngriti gishtin në gojë dhe mbuloi veshin, gjë që e ka bërë pasi shënoi në disa ndeshje para ndeshjes së Kupës së Italisë.

I huazuari i Chelseat ishte gjithashtu subjekt i abuzimeve raciste nga disa individë në tribunat në Torino, para dhe pas ekzekutimit të penalltisë.

Interi më vonë apeloi vendimin për të përjashtuar Lukakun, me shpresën se ai do të ishte i disponueshëm për ndeshjen e kthimit në “Giuseppe Meazza” të mërkurën në mbrëmje.

FIGC mund të falë dënimin e Lukakut, ai pritet të luajë ndaj Juventusit
Lexo po ashtu FIGC mund të falë dënimin e Lukakut, ai pritet të luajë ndaj Juventusit

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Itali e refuzoi fillimisht ankesën e Nerazzurrëve dhe pezullimi u la në fuqi.

Të shtunën në mbrëmje, FIGC konfirmoi se pezullimi i Lukakut ishte anuluar nga presidenti i federatës, Gravina.

“Parimi i luftës kundër të gjitha formave të racizmit është një element themelor i sistemit sportiv”, thuhet në një deklaratë nga FIGC.

Lukaku tani është kthyer dhe në dispozicion të Simone Inzaghit për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori