LAJMI I FUNDIT:

Ish-inspektori i AKI-së: Mund të ketë incidente të vogla në ditën e zgjedhjeve në veri

Ish-inspektori i AKI-së: Mund të ketë incidente të vogla në ditën e zgjedhjeve në veri

Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.

Ish-inspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjani, ka deklaruar se gjatë kësaj dite mund të ndodhin incidente të vogla.

“Incidente të vogla ka me pas, tendenca ka me pas, mirëpo tendencat duhet me i pa karshi mundësive që i kanë”, ka deklaruar ai.


Ndërkaq, analisti Imer Mushkolaj ka thënë se incidentet nuk i arrijnë barrikadat e kaluara që kishin vendosur serbët në veri.

“Nuk besoj që shkojnë deri aty. Ideja është se tashmë serbët janë frikësuar javë me radhë, nuk është problemi a dalin serbët edhe po dalin këta me i pengu me barrikada. Unë mendoj që ata veç e kanë ndarë mendjen për shkak të frikës, për shkak të kushtëzimeve që ia ka bërë Beogradi. Ata ndoshta do të kishin dal po të mos i kishin pengesat nga Beogradi”, ka thënë Mushkolaj./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori