LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit hedhin në erë sistemin raketor rus, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u ngrit në qiell një ‘top’ i madh i zjarrtë

Ukrainasit hedhin në erë sistemin raketor rus, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u ngrit në qiell një ‘top’ i madh i zjarrtë

Forcat ukrainase kanë arritur të shkatërrojnë një sistem raketor rus në afërsi të Donetskut.

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur sistemi i mbrojtjes kundërajrore ruse hidhet në erë nga ukrainasit, transmeotn Telegrafi.

Ishte brigada e 109-të e forcave të armatosura të Ukrainës, që e bën shkrumb e hi sistemin raketor rus në një zonë malore.


Në momentin që u godit ky sistem nga predha, shpërthimi ishte aq i fuqishëm që një top i madh i zjarrtë u ngrit në qiell dhe filloi të shpërthente edhe municioni i këtij sistemi raketor.

Pamje të tilla janë bërë çdo herë e më të shpeshta nga ukrainasit, që përmes dronëve kamikaz dhe armëve tjera të avancuara që i kanë marrë nga vendet perëndimore, po i shkaktojnë humbje të mëdha forcave armike.

Në anën tjetër, rusët nuk kanë arritur akoma të shënojnë ndonjë avancim të theksuar. Në Bakhmut shumë varreza janë parë, që besohet të jenë të pjesëtarëve të grupit mercenar rus Wagner.

Këtë e kishte konfirmuar edhe kreu i këtij grupi famëkeq, Yevgeny Prigozhin, i cili pati thënë se “këtë e ka lufta”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Raketa ruse ia preu kokën ukrainases 14-vjeçe të ulur në park në Kharkiv, momenti kur e ëma e saj mëson lajmin e hidhur

Raketa ruse ia preu kokën ukrainases 14-vjeçe të ulur në park në Kharkiv, momenti kur e ëma e saj mëson lajmin e hidhur

Evropa
Jahti 100 metërsh përplaset me një më të vogël në brigjet turke, pamjet amatore shfaqin momentin rrëqethës

Jahti 100 metërsh përplaset me një më të vogël në brigjet turke, pamjet amatore shfaqin momentin rrëqethës

Turqia
Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Njihuni me rekrutët ukrainas që po përgatiten për betejë të re

Evropa
Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Ministri i Jashtëm polak thotë se vendi i tij duhet të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainë, para se të futen në hapësirën e tyre ajrore

Evropa
Biden: Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër marrëveshjes përfundimtare për pengjet

Biden: Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër marrëveshjes përfundimtare për pengjet

Amerika
Kalo në kategori