Kanë kaluar gjysmë dekade në përgatitje, por albumi i tretë i Rita Orës është pothuajse i gatshëm për publikun.
Albumi i saj i tretë që nga ai i fundit “Phoenix” i cili u publikua në vitin 2018, do të njoftohet zyrtarisht me detaje në ditët në vijim dhe do të publikohet në kulmin e verës.
Tabloidi britanik The Sun mund të zbulojë se Rita Ora ka kompozuar ose bashkë-kompozuar çdo këngë në album, i cili mes të tjerash përmban një këngë të quajtur “Notting Hill” ku ajo reflekton mbi jetën e saj para famës.
Një burim tha: “I gjithë albumi është super personal në vend që Rita thjesht të vendosë emrin e saj në këngët rreth dehjes në klube”.
“’Notting Hill’ është vërtet reflektuese. Ajo këndon duke bredhur rrugëve të Londrës Perëndimore me miqtë e saj ndërsa ëndërron të arrijë kohën e madhe të famës”.
“Këngët e tjera në disk, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me gjetjen më në fund të dashurisë së saj të vërtetë, bashkëshortit Taika Waititi, quhen “The One”, “Shape of Me” dhe “Don’t Think Twice”.
“’Girl In the Mirror’ është një himn i dashurisë për veten për të gjetur paqen e brendshme dhe më në fund të qenit të lumtur në lëkurën tuaj”, tregoi burimi referuar një tjetër kënge të albumit.
Në vargjet emocionale Rita dëgjohet duke kënduar: “Të kam tradhtuar në mënyrën më të mirë/ Me dikë që kam njohur gjithë jetën. Unë e di që nuk mund të më falësh / Por kjo duket shumë e drejtë”.
Të mërkurën, Rita do të publikojë këngën e dytë nga albumi në ardhje, “Praising You” në bashkëpunim me Fatboy Slim – emri i vërtetë i të cilit është Norman Cook.
Kënga është një ripërpunim i hitit “Praise You“ të vet DJ-it i publikuar në vitin 1998.
Videoja me buxhet të madh për këngën është realizuar nga regjisori dhe aktori i famshëm i Hollywoodit, Taika Waititi – i cili njëherësh është bashkëshorti i saj.
Duke biseduar për këngën, Rita tha: “Për të marrë jo vetëm vulën e miratimit të Norman, por edhe për të bashkëpunuar me të dhe për t’i bërë homazhe një kënge kaq masive nga fëmijëria ime ishte vërtet një përvojë surreale”.
“Mendoj se kjo këngë do të thotë diçka ndryshe për të gjithë, por nga këndvështrimi im, ka të bëjë me lavdërimin e të dashurit tuaj dhe me të vërtetë festimin e atyre marrëdhënieve”.
“Jam jashtëzakonisht e nderuar që kemi marrë frymë të re në këngë dhe ia prezantojmë atë një brezi krejt të ri”.
Bashkëpunimi surprizë erdhi pasi Rita dhe Norman u takuan rastësisht me njëri-tjetrin në prapaskenë në festivalin “Glastonbury”.
Ai tha: “Nga një takim i rastësishëm një natë vonë në ‘Naughty Corner’ në ‘Glastonbury’, u rrit një miqësi dhe bashkëpunim që në letër mund të duket e pamundur”.
Rita, e cila tani ka një pasuri milionëshe në bankë dhe shtëpi luksoze si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, thotë se dëshiron të reflektojë se nga ka ardhur.
Familja e saj iku nga Kosova e shkatërruar nga lufta kur ajo ishte vetëm një vjeçare.
“Në këtë pikë të karrierës sime – unë kam qenë në lojë 10 vite më shumë tani – ndjeva se ishte e rëndësishme t’i kujtoja publikut, si dhe vetes, udhëtimin”, tha këngëtarja për ‘Big Issue’.
“Nëse nuk do të kisha mundësinë të shkoja në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm. Nuk do të isha në gjendje të ulesha këtu dhe të flisja me [Norman Cook], një nga heronjtë e mi. Dhe në krye të kësaj, të bëja muzikë”, tha ajo.
“I them vetes çdo ditë, jam shumë me fat dhe shumë mirënjohëse. E di që e meritoj sepse punoj shumë”.
“Por ka shumë fëmijë si unë, prej nga jam, për të cilët nuk ndodh vërtet. Kështu që nuk e marr kurrë si të mirëqenë”, tha këngëtarja e lindur në Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Drenusha Latifi reagon për eksperiencën në Big Brother: Ka qenë e jashtëzakonshme, do të mbetet gjithmonë në zemrën time
Menaxheri i Gjestit flet për raportin e tij me ish-partneren: Nuk ka qenë i martuar, i përket të shkuarës dhe nuk ka kontakte më me të
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos