LAJMI I FUNDIT:

Taika Waititi shihet vetëm, pa Ritën në Syndey

Taika Waititi shihet vetëm, pa Ritën në Syndey

Taika Waititi u pa duke dalë në Sydney të shtunën.

Regjisori i filmit “Thor”, 47 vjeç, shijoi një shëtitje të qetë dhe mori disa mallra nga një dyqan axhelatesh dhe jogurti të ngrirë të stilit italian në Chippendale.

Taika tregoi stilin e tij të çuditshëm në dalje, i veshur me një bluzë ngjyrë bezhë, pantallona dhe një kapelë të vendosur mbrapsht, shkruan DailyMail.

Ai kishte vendosur një palë syze dielli me xham të kuq dhe një palë atlete.

Rita Ora fotografohet në aeroportin e Sydneyt me motrën e saj, ndërsa duket sportive në të zeza
Lexo po ashtu Rita Ora fotografohet në aeroportin e Sydneyt me motrën e saj, ndërsa duket sportive në të zeza

Kjo paraqitje e tij vjen pak kohë pasi Rita Ora, 32 vjeçe, më në fund konfirmoi në janar se ajo dhe Taika kishin kurorëzuar zyrtarisht me martesë lidhjen e tyre.

Duke folur në një intervistë për Heart Radio Breakfast, ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve”.

“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me klipin e ri të këngës ‘You Only Love Me’ unë po prezantoj atë që mund të ishte”.

Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte e përsosur. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ka qenë e këndshme dhe e ëmbël”.

Duke folur për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij [Waititi], por kam punuar shumë për këtë mbiemër [Ora]. Nuk e di… Nuk e kam vendosur ende”, shtoi ajo.

Publikimi i fundit muzikor i Ritës mbetet “You Only Love Me” në janar, gjersa ka paralajmëruar se këtë muaj do të publikojë “Praising You” në bashkëpunim me Fat Boy Slim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Stresi flet për 30 mijë eurot që ia kishte premtuar Xhulit në BBVK: Mbaroi duke lypur e askush nuk po i jep një çmim të parë

Magazina
I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit - çifti përfundoi në dyert e gjykatës me dy padi

Magazina
Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Mozzik dhe Lotina Haziri pozojnë me unaza në gishtërinjtë e tyre - lindin dyshimet se mund të jenë fejuar

Magazina
“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

“Nuk e kisha përjetuar asnjëherë”, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Magazina
Teuta Selimi në zi, njofton se babai i saj është ndarë nga jeta

Teuta Selimi në zi, njofton se babai i saj është ndarë nga jeta

Magazina
Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Arbana Osmani flet për herë të parë për Ledion Liçon dhe raportet me stafin e BBVA

Magazina
Kalo në kategori