LAJMI I FUNDIT:

Pak javë pasi u pensionua nga futbolli – Mesut Ozil paraqitet si kandidat befasues për deputet në parlamentin e Turqisë

Pak javë pasi u pensionua nga futbolli – Mesut Ozil paraqitet si kandidat befasues për deputet në parlamentin e Turqisë

Mesut Ozil është shfaqur si një kandidat befasues për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Turqi, teksa ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit fillon jetën pas futbollit.

Mesfushori – i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist muajin e kaluar – është shfaqur si një kandidat i mundshëm për parlamentin turk sipas raportimeve.


Gazeta Turkiye shkruan se Ozil është renditur si një nga kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme, duke qenë përfaqësues i AK Partisë.

"Në momentin që aeroplani u ngrit, lotët më shpëtuan nga sytë" - Ozil zbulon se çfarë e largoi nga Real Madridi
Lexo po ashtu "Në momentin që aeroplani u ngrit, lotët më shpëtuan nga sytë" - Ozil zbulon se çfarë e largoi nga Real Madridi

Njoftimi vjen pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan la të kuptohet se do të kishte disa emra surprizë në listë, por pak prej tyre prisnin të shihnin  ish-anëtarin e Arsenalit dhe Real Madridit.

Pavarësisht se ka luajtur për Gjermaninë gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Ozil ishte djali i emigrantëve turq dhe shpesh ka folur shumë për marrëdhënien e tij me atdheun e prindërve.

Ai dihet se ka marrëdhënie të ngushta me presidentin Erdogan, me këtë të fundit që kishte marrë pjesë në dasmën e ish-futbollistit në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori