LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka gati ‘operacionin Reece James’ për transferimin e anglezit

Real Madridi ka gati ‘operacionin Reece James’ për transferimin e anglezit

Reece James ishte njëri nga lojtarët për t’u parë në ndeshjen e kësaj të mërkure në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe Chelsea.

Sipas gazetës Marca, mbrojtësi i djathtë i Bluve është në agjendën e Los Blancos.


Anglezi është nga ata lojtarë që i pëlqen dhe po shikohet nga drejtuesit e Real Madridit, ashtu si Alphonso Davies, por në këtë rast për mbrojtësin e majtë.

Të dy pozicionet janë ato që nga tribuna dhe kritikët pretendohen si të mundshme për t’u përforcuar në verë nga Mbretërit.

Real Madridi po projekton transferimin e Reece James
Lexo po ashtu Real Madridi po projekton transferimin e Reece James

Chelsea duhet të shesë… dhe James mund të largohet për 50 milionë

Situata e Chelseat nuk është më e përshtatshme dhe në afatin kalimtar të radhës ata do të kenë detyrimin të shesin një nga lojtarët e tyre.

Kështu, një nga futbollistët mund të jetë Reece James dhe, sipas gazetës Marca, largimi i tij mund të bëhet për mbi 50 milionë euro.

Në ndeshjen kundër Real Madridit, James filloi si titullar dhe kishte shumë punë në përpjekje për të ndaluar sulmet e Vinícius Jr nga krahu i tij.

Me një kontratë me Chelsean deri në vitin 2027, operacioni do të nënkuptonte se klubi madrilen do të duhet të gërvisht xhepat për ta larguar atë nga skuadra londineze, duke i ofruar pagë më të lartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori