LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i ngarkesave “preu një pemë” në Kolumbi ndërsa u ngrit – ishte vetëm pak centimetra mbi telat elektrik

Aeroplani i ngarkesave “preu një pemë” në Kolumbi ndërsa u ngrit – ishte vetëm pak centimetra mbi telat elektrik

Një aeroplan mallrash që goditi majën e një peme në fund të një piste ndërsa u ngrit, ishte i ngarkuar për rreth 274 kilogramë më shumë, sipas një hetimi për incidentin.

Më 3 shkurt 2022, një Aerosucre Boeing 737-200 me një ekuipazh prej pesë personash u ngrit nga aeroporti Puerto Carreno në Kolumbi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai ishte duke fluturuar në një lartësi të ulët të rrezikshme dhe, ndërsa u gjend në ajër, “preu majën e një peme” përtej fundit të pistës.

Pamjet befasuese tregojnë se si aeroplani duke kaluar telat elektrikë dhe duke shkaktuar lëvizje të konsiderueshme në bimësinë poshtë.

Ekuipazhi u kthye në aeroport rreth 20 minuta pas nisjes pasi motori i majtë humbi fuqinë.

Dhe një inspektim i mëvonshëm zbuloi se motori kishte “gëlltitur” bimësi dhe bimësia u zbulua e ngulitur në pjesë të krahut të majtë. /Telegrafi/