LAJMI I FUNDIT:

Maldini zbulon parashikimin e Ancelottit për finalen e Ligës së Kampionëve: Është e mundur të ndodhë

Maldini zbulon parashikimin e Ancelottit për finalen e Ligës së Kampionëve: Është e mundur të ndodhë

Dy miq të vjetër me një lidhje që zgjat ndër vite. Paolo Maldini dhe Carlo Ancelotti u takuan në Milano, si bashkëlojtarë. Ata fituan tituj të shumtë së bashku dhe më pas ‘Carletto’ u bë trajneri i një lojtari legjendar. Dhe, përsëri, ata fituan dhe fituan gjithçka.

Tani, në prag të rikthimit të Ligës së Kampionëve, Paolo Maldini, i cili është bërë drejtor teknik i Milanit ka folur me La Reppublica dhe ka kujtuar atë që trajneri italian i tha kur u hodh shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.


“A e dini cili është problemi? Ancelotti, i cili tani është te Real Madridi, ka edhe një çështje pezull në Stamboll (ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve). Menjëherë pas shortit më thirri: ‘Paolo, shihemi në Stamboll, mirë?” , deklaroi Maldini, duke kujtuar finalen e humbur nga Milani ndaj Liverpoolit në Turqi.

Kamerat kapën situatën tensionuese mes Maldinit dhe Spallettit - shkak ishte veprimi i Leaos
Lexo po ashtu Kamerat kapën situatën tensionuese mes Maldinit dhe Spallettit - shkak ishte veprimi i Leaos

Siç dihet, Milani që luan kundër Napolit ka Real Madridin në anën e kundërt të tabelës së shortit dhe mund të takohen vetëm në finale.

Në atë rast do të përballeshin dy skuadrat me më shumë Kupa Evropiane.

Paolo Maldini (i pari nga lart nga e majta) dhe Ancelotti (i katërti nga lart nga e majta) ndajnë dhomën e zhveshjes në Milano.

“Nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se historia e klubit na jep mundësinë të besojmë në të. Ka ndodhur më parë”, ka shtuar Maldini.

“Kur të shkosh në muajin mars-prill, kur të vijë Liga e Kampionëve, mund ta kthesh një sezon në diçka e pabesueshme. Ne e kemi këtë mundësi dhe duam ta shfrytëzojmë”, deklaroi italiani në lidhje me rrugëtimin e Milanit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori