LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi – heroi i Mallorcas ndaj Valladolidit

Vedat Muriqi – heroi i Mallorcas ndaj Valladolidit

Vedat Muriqi është heroi i Mallorcas në përballjen ndaj Real Valladolidit që përfundoi 3-3 në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Të parë që kaluan në epërsi ishin vendasit, duke shënuar nëpërmjet Perez në minutën e 33-të,me një asistim të Perez.


Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin, shënon golin e 11-të në La Liga
Lexo po ashtu Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin, shënon golin e 11-të në La Liga

Në 45 minutat e dytë, Mallorca kishte start më të mirë, pasi Vedat Muriqi u asistua prej Maffeos në minutën e 53-të,për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Mallorca vazhdoi me paraqitje të mirë, duke e përmbysur rezultatin në 2-1me golin e Morlanes (58′).

Por, Valladolidi më pas nuk u dorëzua, duke barazuar shifrat në 2-2 me anë të Amallah që realizoi në minutën e 68-të me një asistim të Larin.

Valladolid ia doli ta rikthente edhe epërsinë, kur shënuan për 3-2 përmes Monchu (86′), me asistim të Kenedy.

Kur vendasit menduan se kishin fituar tri pikë, Muriqi doli edhe një herë në skenë – duke shënuar nga penalltia për 3-3 në minutën e 90+4.

Me këtë pikë të fituar falë reprezentuesit të Kosovës, Mallorca gjendet në vendin e 12-të me 34pikë,ndërsa Muriqi ka deri më tani 12 gola dhe dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori