Po kompletohet grupi për ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut
Tre ditë para përfundimit të afatit për emërimin e kandidatëve, ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë në grupin e punës të Ministrisë së Drejtësisë, që do të hartojë ndryshimet kushtetuese. Ministria thotë se emrat e anëtarëve do të bëhen të ditur të martën, ndërsa mbledhja e parë do të mbahet në mesin e këtij muaji.
“Ministria e Drejtësisë merr propozime nga partitë parlamentare për anëtarë të grupit të punës, që do të përgatisë ndryshimet kushtetuese. Ekspertëve u janë dërguar edhe ftesa zyrtare. Disa prej tyre tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, thonë nga ministria e Drejtësisë.
Të ftuar janë të gjitha partitë parlamentare, ekspertë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Zyra e Presidentit të Shtetit. Nga LSDM njoftuan se deri të hënën do ta respektojnë afatin dhe do ta caktojnë përfaqësuesin e tyre në grupin punues. Për momentin, nga VMRO-DPMNE bëjnë të ditur se nuk ka ndryshim në qëndrimin e partisë – ata insistojnë që në një takim liderësh apo në duel ta diskutojnë propozimin e tyre për ndryshimin e Kushtetutës sipas modelit kroat, e më pas të formohet grupi punues si pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese. Nga partitë më të vogla në Kuvend – Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, vendimin do ta marrë të hënën, por me shumë gjasa nuk do të emërojnë përfaqësuesin e tyre. Partia Socialiste, e cila është partnere e koalicionit të OBRM-PDUKM-së, gjithashtu refuzoi të marrë pjesë.
Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët për Alsat konfirmoi se do të emërojë përfaqësuesin e tyre, por ende nuk e bëjnë të ditur emrin. Alternativa është ende duke ndërtuar një qëndrim dhe do ta njoftojnë nesër në një konferencë për shtyp. Nga ana tjetër, BESA bën të ditur se është në pritje të kërkesës me shkrim nga Ministria e Drejtësisë, për emërimin e një anëtari dhe më pas do ta emërojë atë. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kërkoi që debati për ndryshimet kushtetuese të mos bëhet në televizion, por vendi i shkëmbimit të ideve të jetë grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë.
“Mendoj se është shumë më praktike, më e përgjegjshme dhe më mirë për shtetin dhe qytetarët që të marrin pjesë të gjitha partitë politike, të mos kenë frikë, këtu do t’i inkurajoja që të mos kenë frikë dhe të marrin pjesë, sepse publikisht kanë shprehur pikëpamjet e tyre, kështu që ata duhet të ballafaqohen në grupin e punës dhe të shohim nëse mund të arrijmë në një zgjidhje të përbashkët”, deklaroi Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Punë Evropiane.
Mariçiq tha se Sekretariati për Çështje Evropiane do të emërojë përfaqësuesin e tij të hënën, ndërsa të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski, paraprakisht thanë se do të emërojnë profesorin nga Fakulteti Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është edhe këshilltar i Presidentit. /Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
SPAK dyshon se u “tradhtua” në të paktën 12 raste
Një në 11 vdekje në Evropë ndodh për shkak të alkoolit, mjekët: 25% e shqiptarëve janë pijedashës
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit