Juventusi identifikon dhe ndalon përjetësisht tifozët racist që abuzuan me Lukakun
Mediat në Itali pretendojnë se Juventusi ka identifikuar dy tifozë që abuzuan në mënyrë raciste me Romelu Lukaku të martën mbrëma, një i rritur dhe një i mitur, me të parin që u ndalua përgjithmonë të hyjë në Allianz Stadium.
Curva Sud i Bianconerëve është mbyllur për një ndeshje pas ofendimeve raciste ndaj Lukakut, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit në Torino.
Burime të shumta në Itali, duke përfshirë gazetën La Repubblica, pretendojnë se Bianconerët kanë identifikuar dy tifozë që synonin Lukakun me komente raciste, një i rritur dhe një i mitur.
Tifozi i rritur do të përjashtohet përgjithmonë nga Allianz Stadium, ndërsa i mituri nuk mund të marrë të njëjtin trajtim dhe do të jetë ‘i padëshiruar’ në ndeshjet në shtëpi të Juventusit për dhjetë vjet.
Cori razzisti a Lukaku, la Juve individua due tifosi: uno sarà bandito a vita dallo Stadium [di Domenico Marchese] https://t.co/xvNlAqyxfr
— Repubblica (@repubblica) April 6, 2023
Që të dyve do t’u jepet një DASPO (ndalesë e parashikuar nga ligji italian për të parandaluar sulmet e dhunshme në vendet e ngjarjeve sportive) nga Policia dhe do të ndalohen nga të gjitha stadiumet italiane për disa vite.
Sipas La Repubblica, Juventusi ka kërkuar dokumentet në lidhje me mbylljen e Curva Sud dhe mund të bëjë një apel.
Në fillim të kësaj jave, Lazio ka marrë një ndalim të pezulluar me një ndeshje në Curva Nord për thirrjet raciste dhe antisemitike gjatë Derby della Capitale kundër Romës, pasi Biancocelesi bashkëpunoi me policinë për të identifikuar përgjegjësit dhe bëri deklarata publike duke u përpjekur të pengonte të mos ndodhë sërish, tamam si Juventusi.
Bianconerët gjithashtu mund të apelojnë kundër dënimit me tre ndeshje të Juan Cuadrado pas një grindjeje fizike me Samir Handanovic pas vërshëllimës së fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh