Kosova bashkë me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi janë konsideruar nga ekspertët e sigurisë si ndër vendet më tërheqëse për funksionimin e shërbimeve sekrete të vendeve të huaja.
Trazirat e marsit të vitit 2004, ku humbën jetën shumë qytetarë të Kosovës konsiderohen të jenë skenarë i shërbimeve të huaja sekrete për të destabilizuar vendeve.
Teologu dhe analisti Mustafë Bajrami tha në RTV Dukagjini se shërbimet sekrete janë organizma që veprojnë në mënyrë specifike me metoda specifike dhe ato i mbrojnë interesat e shteteve që u takojnë.
“Kosova është një zonë ku ndërlidhen interesat e superfuqive, shteteve me influencë në politikat ndërkombëtare dhe si e tillë është tërheqëse për vendet e ndryshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se megjithatë jo gjithmonë duhet parë këto shërbime vetëm në konotacionin negativ, pasi që në shumë raste edhe i mbrojnë interesat e vendeve ku ato veprojnë.
“Në Kosovën e pasluftës, nga viti 1999 deri në 2015, në Kosovë kanë operuar 49 shërbime sekrete të 49 shteteve të ndryshme. Të gjitha këto shtete fillimisht kanë shikuar në interesat e tyre, e më pas edhe në mbrojtjen e interesave të Kosovës”.
Kosova në shumë raste është ruajtur nga shërbimet sekrete të vendeve mike nga shërbimet e shteteve armike të shqiptarëve.
Studiuesi i konspiracioneve Arianit Sllamniku thotë se shërbimet sekrete moderne kanë evoluar nga ato klasike që mbështeteshin në njerëz.
“Sot shërbimet sekrete kanë projektuar programe kompjuterike siç janë Facebook, Tëitter apo Tiktok për të thithur informacione për profile të ndryshme shoqërore. Kosova është një terren mishmash. Ne jemi një hotel me dyer e dritare të hapura”, deklaroi Sllamniku.
Sipas tij pavarësisht se AKI është strukturë mjaft e përgatitur, institucionet e tjera të sigurisë kibernetike në Kosovë janë shumë të dobëta edhe për shkak të drejtuesve që emërojnë.
Nga ana tjetër Mustafë Bajrami thotë se përderisa shërbimin sekret të Kosovës e kanë ndërtuar Amerika dhe Turqia qytetarët duhet të jenë të qetë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze