LAJMI I FUNDIT:

“Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, Çerkini: Pa nënshkrimin e Kurtit dhe Vuçiqit marrëveshja mbetet pezull

“Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, Çerkini: Pa nënshkrimin e Kurtit dhe Vuçiqit marrëveshja mbetet pezull

Pas deklaratave të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti se Kosova dhe Serbia janë marr vesh në Bruksel, për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, nuk i beson këtij dakordimi.  

Çerkini në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nëse Hoti ka thënë se “Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë”, në anën tjetër kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq e thotë të kundërtën.

Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Kurti dhe Vuçiq do ta miratojnë në takimin e ardhshëm
Lexo po ashtu Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Kurti dhe Vuçiq do ta miratojnë në takimin e ardhshëm

Sipas tij, kjo çështje ka mbetur pezull dhe nuk ka asgjë definitive deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshje nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


“Ai ka thënë se Serbia ka pranuar, e Petkoviqi thotë që s’kemi pranuar dhe e kemi heq fjalën ‘me dhunë’. Edhe çka është hiç mos me besu thonë ‘na jena dakordu, por duhet të vendosin Kurti me Vuçiqin’. D.m.th kjo ka mbet pezull dhe nuk ka asgjë definitive. Nuk besoj aspak hiç, deri të bëhet nënshkrimi i saj”, ka thënë Çerkini.

Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë
Lexo po ashtu Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë

Ndryshe, shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter dhe kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti kanë bërë të ditur se Kosova dhe Serbia janë marr vesh për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori