LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë

Hoti: Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se Serbia pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh kanë arritur të bëjnë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit.

Ai po ashtu tha se tash pritet të miratohet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dje, pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim).

Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritëm ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjësisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb”, ka shkruar ai.

Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Kurti dhe Vuçiq do ta miratojnë në takimin e ardhshëm
Lexo po ashtu Borrell: Kosova dhe Serbia pajtohen për deklaratën rreth çështjes së të pagjeturve, Kurti dhe Vuçiq do ta miratojnë në takimin e ardhshëm

Gjithashtu, sipas tij është e rëndësishme që me anë të kësaj deklarate “Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”.

“Sapo të pranohet deklarata nga niveli i lartë, do t’i publikojmë edhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e kësaj deklarate. Pavarësisht që më duhet të them që për mua si familjar, ky është vetëm hapi i parë në adresimin politik të çështjes së personave të zhdukur me dhunë, dhe rëndësia e kësaj deklarate arrihet në momentin e respektimit dhe zbatimit të plotë të saj, për çka presim përkrahjen e fuqishme dhe të nevojshme nga miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA e BE. Mbetet edhe shumë pune dhe përpjekje për tu bërë që të arrijmë në qëllimin tonë kryesor: Zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur me dhunë në Kosovë”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori