LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimi i Ushtrisë së Kosovës, Mehaj e Aliu prezantojnë dy projektet madhore që do të ndërtohen në rajonin e Gjakovës

Zhvillimi i Ushtrisë së Kosovës, Mehaj e Aliu prezantojnë dy projektet madhore që do të ndërtohen në rajonin e Gjakovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë prezantuar dy projekte, që sipas tyre janë madhore dhe kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto dy projekte që do të përdoren për arsye strategjike të FSK-së, do të realizohen në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Mehaj tha se Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes, kurse Babaj të Bokës do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së në të cilën do të ndërtohen poligone taktike moderne sipas standardeve të NATO-s.


“Falënderoj ministrin Aliu për mbështetjen maksimale në krijimin e kushteve për investime strategjike në këto dy zona, duke mundësuar që me procedura të përshpejtuara të shpronësimit të të gjitha zonave kadastrale me interes për realizimin e këtyre dy projekteve dhe pajisjeve me certifikata pronësie. Kjo formë e bashkëpunimit mes dy ministrive tregon qartë që prioriteti ynë është zhvillimi dhe avancimi i ushtrisë së Kosovës që mundëson integrimin më të shpejtë në NATO”, tha Mehaj.

Mehaj shtoi se investimet milionëshe në këto dy projekte infrastrukturore do të bëhen në bashkëpunim me partnerët strategjik në veçanti me SHBA-të.

“Poligonet taktike në Babaj të Bokës, do të jenë moderne të dizajnuara dhe projektuara nga oficerët dhe nënoficerët tanë kompetent, të cilat do të ndërtohen sipas standardeve të ushtrisë amerikane por edhe të NATO-s. Aeroporti i Gjakovës, planifikohet ndërtimi i objekteve të ndryshme me qëllime operacionale për Ushtrinë e Kosovës, ku do të investohet ka partneri ynë strategjik SHBA-të”, tha Mehaj, raporton Telegrafi.

E ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se shpronësimi i këtyre pronave për t’i realizuar këto projekte kanë qenë prioritete për Ministrinë që ai drejton.

Aliu ka theksuar se kanë kryer pothuajse të gjitha procedurat e shpronësimit të pronave të cilat kanë kaluar në emër të Qeverisë, dhe deri tani janë shpenzuar 9.4 milionë euro nga buxheti i MMPHI-së.

“Kemi arritur të kryejmë me sukses procedurat e shpronësimit. MMPHI ka marrë përsipër shpronësimin e këtyre dy pronave të paluajtshme, me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes. Procedurat e shpronësimit për këto dy projekte kanë qenë prioritet për ministrinë tonë e cila gjatë vitit 2022 i ka zhvillu dhe përfunduar me sukses procedurat e shpronësimit dhe i ka kryer të gjitha pagesat për pronarët privatë që kanë aplikuar për pagesë. Pagesat janë kryer nga buxheti i MMPHI-së gjatë vitit 2022 dhe 2023 për të dyja projektet. Pagesat janë kryer në shumën prej 9.4 milionë euro”, tha Aliu.

Aliu shtoi se pas kryerjes së pagesave, MMPHI ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës që të bëjë bartjen e pronave të shpronësuara në emër të Qeverisë, në mënyrë që të kryhen punimet për këto dy projekte. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori