Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj është shprehur se gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti nuk është shënuar asnjë progres ekonomik në interes të qytetarëve.
Sipas Lekajt, qeveria ka dështuar edhe me mosdije por edhe me mungesë të veprimeve, për sa i përket politikave fiskale.
“Nëse flasim për ekonomi, kemi një stagnim në aspektin e zhvillimit ekonomik në vend e cila ka vështirësuar në masë të madhe jetën e qytetarëve. Në sektorin privat, paga minimale është 170 euro e ndërkaq Ligji për Pagën Minimale vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Në energji, e dimë gjithë se ZRRE ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, vendim i cili vështirëson edhe më tej mirëqenien në vend”, u shpreh Lekaj gjatë një konference për medie.
Ai përmendi propozimin e grupit parlamentar të AAK-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazike për një periudhë 6-mujore, por e cila nuk ka gjetur përkrahje nga qeveria.
Ndër të tjera, Lekaj foli edhe për ndërprerjen e shumë investimeve kapitale, duke vënë theksin te mungesa e investimeve në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.
“Shohim se kemi stagnim edhe në investime kapitale, kemi bllokim të projekteve investive publike e kur merret parasysh se projektet e nisura më herët të cilat janë bllokuar, me rritjen e inflacionit do të jetë tepër e vështirë përfundimi i tyre. Kjo qeveri në vend që t’ia lehtësojë jetën qytetarëve, ajo po ja bënë më të vështirë çdo ditë e më shumë”, tha ai.
“Kemi regres në politikë të Jashtme, asnjë njohje gjatë këtij mandati. Në përgjithësi mund të them që kjo qeveri do të mbahet mend për mos shpenzimin e parasë publike. Deri më tani vetëm rreth 20 për qind të buxhetit janë shfrytëzuar për investime publike e që rrjedhimisht ndikon në ekonomi sepse ulja e qarkullimit të parasë publike po ndikon në shtimin e krizës në sektorin ekonomik dhe po rrezikon shumë kompani në funksionimin e tyre dhe ruajtjen e numrit të vendeve të punës”, ka përfunduar Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak