LAJMI I FUNDIT:

Snajperisti ukrainas eliminon gjashtë ushtarë rusë në Bakhmut

Snajperisti ukrainas eliminon gjashtë ushtarë rusë në Bakhmut

Lufta në Ukrainë është duke vazhduar, kurse luftimet më të ashpra po zhvillon në lindje, përkatësisht në Bakhmut që po konsiderohet si pika më e nxehtë.

Në këtë qytet nuk ka mbetur pothuajse as edhe një kasolle e vogël që nuk është shkatërruar, e lërë më shtëpitë, komplekset banesore, spitalet, shkollat e qendrat tregtare, transmeton Telegrafi.

Në Bakhmut gjenden edhe njësi të shumta të grupit mercenar rus Wagner, të cilët shpesh janë ankuar se ministria ruse e Mbrojtjes nuk po u dërgon municion e armë.


Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale
Lexo po ashtu Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale

Këto pretendime i ka bërë publike disa kreu i këtij grupi Yevgeny Prigozhin, i cili madje edhe shante ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të cilin thotë se ka dështuar në luftën e Ukrainës.

E një video amatore e publikuar nga ukrainasit, shfaq momentin kur një snajperist ukrainas eliminon për pak sekonda gjashtë ushtarë rusë në afërsi të Bakhmutit.

Në videon e publikuar më poshtë shihen ushtarët rusë duke tentuar të futen në një ndërtesë pjesërisht të dëmtuar, dhe snajperisti ukrainas që i pret dhe në momentin që vlerësohet se duhet të shtie i vret një nga një. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Martin (@war.combat)

Në trend Botë

Më shumë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Kalo në kategori