LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale

Ushtarët rusë i dërgojnë mesazh Putinit: Komandantët tanë janë një organizatë kriminale

Anëtarët e një njësie të ushtrisë ruse të sapoformuar, thanë se komandantët e tyre dislokuan trupa për t’i parandaluar ata të tërhiqeshin, pasi pësuan humbje të mëdha në lindje të Ukrainës dhe i kërcënuan me vdekje.

Reklama

Në një video-mesazh dërguar presidentit rus Vladimir Putin, një grup prej rreth njëzet burrash me uniforma ushtarake deklarojnë se janë ‘mbetjet’ e Stuhisë, një njësi që operon nën ombrellë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

“Për 14 ditë ishim nën zjarr të hapur me mortaja dhe artileri. Kishim humbje të mëdha. 34 njerëz u plagosën dhe 22 u vranë, duke përfshirë komandantin tonë”, tha ushtari rus Alexander Gorin në një video që u shfaq në kanalet ruse Telegram të premten.

Ylli televiziv dhe ish-pjesëtari i ushtrisë britanike rrëfeu momente gjatë intervistimit të Zelenskyt: I ofrova çokollatë, menduan se do ta helmojë
Lexo po ashtu Ylli televiziv dhe ish-pjesëtari i ushtrisë britanike rrëfeu momente gjatë intervistimit të Zelenskyt: I ofrova çokollatë, menduan se do ta helmojë

Një tjetër ushtar tha se njësia kishte 161 ushtarë në fillim. Gorin tregoi se si ushtarët vendosën të ktheheshin në selinë ruse, por eprorët e tyre nuk i lejuan ta bënin këtë.

“Na vendosën trupa pas shpine dhe nuk na lanë të largoheshim nga pozicioni. Ata kërcënojnë se do të na shkatërrojnë një nga një dhe si njësi. Duan të na ekzekutojnë sepse jemi dëshmitarë të një udhëheqjeje kriminale krejtësisht të pandërgjegjshme”, shtoi Gorin.

“Komandantët tanë janë një organizatë kriminale. Nuk mund ta quash ndryshe”, tha një tjetër ushtar rus, i cili e identifikoi veten si Sergei Moldanov.

Topi i ushtrisë ruse nga i njëjti pozicion sulmonte, operatori i dronit ukrainas e lokalizon – goditet rëndë nga tanku i Kievit
Lexo po ashtu Topi i ushtrisë ruse nga i njëjti pozicion sulmonte, operatori i dronit ukrainas e lokalizon – goditet rëndë nga tanku i Kievit

The Guardian ka identifikuar tetë burra nga video. Kur kontaktoi me ta, të tre konfirmuan se ishin anëtarë të njësisë Stuhia dhe se video nuk ishte e falsifikuar.

Burrat, të cilët kërkuan të mbeten anonimë, thanë se ishin evakuuar nga fronti ndërkohë. Njësia Stuhia u krijua nga Ministria ruse e Mbrojtjes në janar, dhe tha se është një njësi “e krijuar posaçërisht për të depërtuar në sektorët më kompleksë dhe më të zhvilluar të mbrojtjes të forcave të armatosura të Ukrainës”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shqetësime për përhapjen e konfliktit në një vend të NATO-s, Rumania rrit mbrojtjen pranë kufirit me Ukrainën

Shqetësime për përhapjen e konfliktit në një vend të NATO-s, Rumania rrit mbrojtjen pranë kufirit me Ukrainën

Evropa
Putin thërret 130 mijë qytetarë në Rusi për të kryer shërbimin ushtarak këtë vjeshtë

Putin thërret 130 mijë qytetarë në Rusi për të kryer shërbimin ushtarak këtë vjeshtë

Evropa
Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Gjendje e jashtëzakonshme në New York pas përmbytjeve

Amerika
Kush është avokati që po e mbron Milan Radoiçiqin - ai dikur kishte punuar në Gjykatën e Pejës

Kush është avokati që po e mbron Milan Radoiçiqin - ai dikur kishte punuar në Gjykatën e Pejës

Serbia
Si përgatiten ukrainasit të gjuajnë mortajat drejt pozicioneve ruse?

Si përgatiten ukrainasit të gjuajnë mortajat drejt pozicioneve ruse?

Evropa
Gazetari serb Popoviq: 'Vrite veten' – kjo përgjigje mund ta pres Radoiçiqin nga shefi i tij Vuçiq

Gazetari serb Popoviq: 'Vrite veten' – kjo përgjigje mund ta pres Radoiçiqin nga shefi i tij Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori