Ish-futbollisti i Marseilles përballet me 16 vite burg dhe 15 milionë euro gjobë
Sergio Contreras Koke, sulmuesi 39-vjeçar i pensionuar, i cili ka luajtur për klube si Málaga, Marseille, Rayo Vallecano e Aris është në qendër të një çështjeje gjyqësore që nisi sot.
Nëse vërtetohet se ai ka qenë i përfshirë në biznesin e shitjes së drogës dhe dyshohet se ka qenë edhe organizator i atij biznesi që ka përfshirë disa vende evropiane, do të dënohet me burgim dhe gjobë.
Sipas mediave që raportojnë për ngjarjen, Contreras mund të përfundojë në burg për 16 vjet.
Krahas kësaj gjobe, atij i kërcënohet edhe një gjobë, prej 15 milionë eurosh.
Procedurat po zhvillohen në një gjykatë në Malaga dhe janë të dytat që zhvillohen kundër Contreras në Spanjë. Në të parën ka shërbyer tetë muaj, edhe për tregti.
Dyshohet se Contreras ka luajtur rolin e organizatorit në trafikun e drogës.
Thuhet se ai ka vendosur se ku duhet të shkonte droga dhe me cilat mjete do të transportohej. Sipas disa informacioneve, ai vendosi edhe sa të blinte dhe me çfarë çmimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251