LAJMI I FUNDIT:

Mauricio Pochettino shpjegoi pse rikthimi te Tottenhami ka kuptim pas shkarkimit të Contes

Mauricio Pochettino shpjegoi pse rikthimi te Tottenhami ka kuptim pas shkarkimit të Contes

Mauricio Pochettino ka shpjeguar tashmë pse një rikthim te Tottenhami do të kishte kuptim pasi klubi ndau rrugët me Antonio Conten.

Spurs tani janë në kërkim të një trajneri të përhershëm pasi ndërprenë bashkëpunimin me italianin. Klubi i Londrës Veriore konfirmoi se Cristian Stellini do të jetë trajneri i tyre për pjesën e mbetur të sezonit, me ndihmësin e tij Ryan Mason.


Pochettino, i cili ka qenë më parë te Tottenhami për pesë sezone e gjysmë midis viteve 2014 dhe 2019, është ndër favoritët për të zëvendësuar Conten. Argjentinasi ka mbetur pa punë që nga largimi nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit të kaluar.

Zyrtare: Tottenhami shkarkon Antonio Conten
Lexo po ashtu Zyrtare: Tottenhami shkarkon Antonio Conten

Argjentinasi e udhëhoqi klubin në tre përfundime radhazi në top katërshe – krahas kalimit në finalen e tyre të parë të Ligës së Kampionëve në vitin 2019. Ai më parë kishte qenë i lidhur me kalimin te Manchester United, por klubi në fund zgjodhi të emërojë Erik ten Hag.

Pochettino foli më pas për atë vendim, duke sugjeruar se koha ishte një arsye kryesore që ai të mos ishte në Old Trafford. Ai ishte trajner i PSG-së kur United po zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaer me Ralf Rangnick në nëntor të vitit 2021, ndërsa gjashtë muaj më vonë pozicioni i të dyve kishte ndryshuar.

“Futbolli ka të bëjë me kohën”, shpjegoi Pochettino per Marcan në nëntor në lidhje me kalimin në Old Trafford. “Këto janë momentet që të përkojnë dhe të ndodhë ajo marrëveshje, ndonjëherë është thjesht çështje kohe”.

Dhjetë yjet që ishin afër kalimit te Tottenhami dhe arsyet se përse dështuan marrëveshjet
Lexo po ashtu Dhjetë yjet që ishin afër kalimit te Tottenhami dhe arsyet se përse dështuan marrëveshjet

“Unë nuk besoj që mundësia kalon vetëm një herë. Mendoj se ndonjëherë duhet të kesh durimin e nevojshëm dhe të dish të presësh. “Kohën” e trajton futbolli, është e vërtetë që emri im ka qenë gjithmonë lidhur me klube të mëdha”.

“Kam shumë respekt për profesionistët dhe e kam të vështirë të shes veten, kjo është punë për ty. Ajo rutinë që krijohet kur je në punë është krijuar si rezultat i adrenalinës së ditës”.

Lojtarët e Tottenhamit në kontakt me Pochettinon
Lexo po ashtu Lojtarët e Tottenhamit në kontakt me Pochettinon

“Tani ajo që bëjmë është të përqendrohemi, të mësojmë, të qëndrojmë me familjen dhe të flasim për debatet e mëdha që gjenerojmë. Kjo na mungon”, ka shtuar më tej ai.

Pochettino ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij te Tottenhami është tani një mundësi e madhe, pas shkarkimit të Contes dhe që do ta adhuronte një rikthim aty ku edhe bëri emër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori