LAJMI I FUNDIT:

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës – vazhdon sigurt si lider i Grupit C

Anglia triumfon lehtësisht ndaj Ukrainës – vazhdon sigurt si lider i Grupit C

Anglia ka triumfuar 2-0 ndaj Ukrainës në përballjen në kuadër të Grupit C në kualifikimet për Euro 2024.

Tre Luanët përfunduan punën qysh në pjesën e parë, duke realizuar dy herë dhe shkuan në pushimin mes pjesëve me një qetësi të madhe.


Golin e parë të ndeshjes e realizoi Harry Kane në minutën e 37-të, kur u asistua prej Bukayo Saka.

Tre minuta më vonë, Ylli i Arsenalit ia doli të realizonte një super gol nga distanca, me një asistim të Jordan Henderson.

Pjesa e dytë ishte disi e zbehtë, me dy ekipet që nuk arritën të krijonin shumë raste për gol.

Por, Anglia u mundua deri në fund që të rriste epërsinë e tyre duke rrezikuar me anë të Conor Gallagher dhe Jack Grealish, por goditja e tyre u bllokuan, ndërsa ukrainasit tentonin të përfitonin nga ndonjë gabim i anglezëve.

Nikoqirët e mbajtën epërsinë prej 2-0, duke marrë edhe tri pikët e dyta në këto kualifikime për Kampionatin Evropian që zhvillohet në Gjermani në vitin 2024.

Kjo është fitoja e dytë në po aq ndeshje për Anglinë që është lider i Grupit C me gjashtë pikë, Maqedonia e Veriut  me tri sosh, ndërsa Italia, Malta dhe Ukraina ende pa pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori