LAJMI I FUNDIT:

Giresse pas barazimit me Izraelin: Jam i kënaqur me rezultatin edhe pse kemi mundur të fitojmë

Giresse pas barazimit me Izraelin: Jam i kënaqur me rezultatin edhe pse kemi mundur të fitojmë

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur në Tel Aviv ndaj Izraelit, ku barazuan 1-1.  

Kosova kaloi në epërsi me autogolin e Eli Dasa, ndërsa izraelitët barazuan me golin e Dor Peretz në pjesën e dytë.


Në fund të ndeshjes, Kosova kishte dy raste të mira, me Arbër Zenelin dhe sidomos me Milot Rashicën, por fati nuk ishte me ta.

“Ishte ndeshje që kërkonte shumë angazhim dhe shumë ritëm. Ndoshta rezultati nuk është i kënaqshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Jam i kënaqur me rezultatin, në fund kemi mundur të fitojmë, por mendoj se rezultati 1-1 është mjaft i mirë.

“Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Do të jetë rrugë e gjatë. Do të mundohemi. Ishte ndeshja e parë dhe natyrisht se kemi treguar mundësi dhe potencial të mirë”.

Kosova e nis me këmbë të mbarë, merr një pikë në Tel Aviv
Lexo po ashtu Kosova e nis me këmbë të mbarë, merr një pikë në Tel Aviv

“Lojtarët kanë treguar paraqitje të mirë për ndeshjet e ardhshme. Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar”, ka thënë Giresse.

Kosova pret Andorrën në Prishtinë në javën e ardhshme, ku kërkon tri pikët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori