LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi reagon pas vendimit për KPK-në: S’lejojmë kurrë të shkelet Kushtetuta nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

Krasniqi reagon pas vendimit për KPK-në: S’lejojmë kurrë të shkelet Kushtetuta nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

“Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit tonë, duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë”.

Kështu deklaroi të premten kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Pas ankesës së PDK-së e LDK-së, Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Këshillin Prokurorial
Lexo po ashtu Pas ankesës së PDK-së e LDK-së, Kushtetuesja rrëzon Ligjin për Këshillin Prokurorial

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, shkroi Krasniqi në Facebook.


Ai tutje tha se nuk mund dhe nuk do të lejojnë asnjëherë që Kushtetuta të shkelet, “nga pretendimet uzurpuese të pushtetit”.

“Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”, përfundoi Krasniqi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

Gjykata ka konstatuar se disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Kushtetueses, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori